GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dule akuza të forta Ramës: Po tjetërson tokat në Himarë për interesin e tij

22:08 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dule akuza të forta Ramës: Po tjetërson tokat në Himarë për interesin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se problemi kryesor aktual në Himarë është tjetërsimi i pronave, që është në interes të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, pasi ka interesa klienteliste.

Dule tha në SYRI TV, se Fredi Beleri kishte hartuar një strategji për këtë çështje dhe njerëzit e besuan, gjë që solli edhe ndërhyrjen brutale të Ramës që e çoi në pranga.

“Sot paradite theksova në një intervistë dhe theksova këto dy fakte. Kryefjala e problematikës së Himarës është tjetërsimi i pronave. Tjetërsimi i pronave është një problem në të gjithë Shqipërinë, por masiviteti dhe intensiteti me të cilin manifestohet ky problem në Himarë është i shumëfishtë krahasuar me zonat e tjera të Shqipërisë.

Pothuajse e gjithë hapësira bregdetare e Jonit është nën sulmin e përditshëm me zbatim ligjesh dhe vendimesh të qeverisë, të Këshillit Kombëtar të Territorit të cilat kanë një objekt, që në vlerësimin tim është zgjedhje strategjike e kryeministrit: tjetërsimi i statusit pronësor në dëm të pronarëve vendas dhe në favor të interesave klienteliste të kryeministrit.

Kolegu juaj grek me të cilin fola sot, më tha është e rëndë, a mund ta bëni pak më të shkoqur. I përmenda rastin që e dinë të gjithë; bashkëshorti i ministres së Jashtme me kompaninë e tij është një nga përfituesit e këtyre praktikave. Konsiderohet investues strategjik në pronën që nuk është as e shtetit dhe as e tij dhe kjo problematikë po zbatohet pothuajse në të gjithë Himarën, duke dhunuar të drejta që janë të shenjta dhe duke e shoqëruar me një klimë terrorizimi dhe kërcënimi të vazhdueshëm me qëllim që askush të mos protestojë dhe t’i pushtojë fataliteti.

Dhe këtu doli Fredi Beleri i cili vuri në epiqendër pronën dhe e besuan qytetarët, krijoi një motivim të fuqishëm dhe situata po shkonte në fitore dhe këtu kemi pikërisht ndërhyrjen brutale kundër çdo norme demokratike duke arritur deri në arrestimin e Belerit’, – tha Dule.

Etiketa: DulehimaraKryesore1Rama

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Bashkinë Tiranë

Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Bashkinë Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com