GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shqipëria e milionerëve, Eksperti: Po zhduket shtresa e mesme

në Fact-Checking & Analize, Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Shqipëria e milionerëve, Eksperti: Po zhduket shtresa e mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pabarazia ekonomike në Shqipëri po thellohet vit pas viti, dhe masat e institucioneve vendase janë të padukshme përballë këtij fenomeni shqetësues. Ajo që po përjeton sot struktura e ekonomisë familjare, tregon për një pasurim të mëtejshëm të të pasurve ndërsa të varfrit po bëhen edhe më të varfër.

Ky shqetësim është konstatuar së fundmi edhe nga Banka Botërore e cila evidenton se pabarazia është rritur edhe më tej pas pandemisë COVID-19. Shkak për këtë gërryerje të të ardhurave të familjeve padyshim janë shpenzimet e rritura për shëndetin pas virusit dhe për konsum pas krizës së inflacionit.

Përpara krizës së inflacionit 40-45% e buxhetit të familjeve shkonte vetëm për ushqime, kjo shifër arrin deri në 7-80% tek familjet e varfra.

“Norma mesatare e inflacionit gjatë vitit 2022 ishte 6.7 për qind, e ndikuar nga çmimet e ushqimeve dhe transportit. Rritje të tilla po ndikojnë negativisht tek qytetarët më të varfër, duke pasur parasysh peshën më të madhe që kanë këto artikuj në shportën e tyre të konsumit”, thotë Banka Botërore.

Banka Botërore për vitin 2022, e vlerëson varfërinë e Shqipërisë në nivelin 23.9%, duke shënuar një rënie të lehtë në raport me vitin 2021.

Ky trend rënës sipas bankës do të vazhdojë të zbresë deri në vitin 2025.

Një tjetër raport që flet për pabarazinë në vend është edhe ai i kostos së jetesës për vitin 2023, ku pritet një rritje e shtrenjtimit të kostove me 9.4%. kjo shifër tregon që familjet e varfra në vend kanë pasur dhe do të kenë edhe më shumë kosto për shpenzimet e ushqimeve vetëm si pasojë e inflacionit të lartë. Një përkeqësim i mëtejshëm i inflacionit do të përkeqësonte edhe më shumë situatën ekonomike të familjeve e do të thellonte më shumë pabarazinë.

Viti 2022 fundosi më tej të varfrit

Më shumë se 2.5 milionë depozita janë të hapura në sektorin bankar dhe në shoqëritë e kursim kreditit në Shqipëri.

Këto shifra bëhet të ditur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave e cila raporton se deri në fund të vitit 2022 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,518 mld lekë ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.3 mld lekë.

 

Numri i depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit në sistemin bankar, në fund të vitit 2022 është 2,598,9083. Nga këto 93% e individëve (1.5 milionë qytetarë) kishin depozita me vlerë më të madhe se 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, me një vlerë totale 480.8 miliardë lekë. Nëse bëjmë një përpjestim të vlerës së depozitave me numrin e depozituesve mesatarisht një qytetar ka në llogari 320.5 mijë lekë.

Ndërkohë 114 mijë qytetar me depozita mbi 2.5 milionë lekë, vlera e të cilave kalon 680 miliardë lekë, ose mesatarisht në llogari kanë rreth 6 milionë lekë, vlerë shumë herë më e madhe se 93% prej qytetarëve.

Por teksa analizon të dhënat e agjencisë kupton pabarazinë edhe më të madhe se ajo që raportonte Banka Botërore. Janë mbi 900 mijë depozitues që kanë në llogaritë e tyre vetëm 100 lekë. Pra dikush ka 6 milionë, e një qytetar tjetër ka në llogari lekë aq sa kushton një bukë masive në Tiranë, vetëm 100 lekë.

Kjo pabarazi kjo që po vjen në rritje, pasi të varfrit po shpenzojnë çdo qindarkë për të përballuar çmimet dhe kostot e jetesës, ndërsa të tjerët nuk ndikohen.

Përkeqësimin e gjendjes financiare e ka pranuar edhe Banka e Shqipërisë, pas një ankete të kryer, nga ku rezultonte se 47% e qytetarëve që kishin një borxh për të shlyer, po përjetojnë rënie të aftësisë paguese.

Shqipëria, vendi pa shtresë të mesme

Këto diferenca të mëdha në ekonomitë familjare të vendit, së parin nisin nga pagat e ultë dhe mënyra e ndarjes së tyre jo në mënyrë të drejtë. INSTAT sa herë ka raportuar mbi pagat në vend ka konstatuar se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë paga nën mesatare, e disa të tjerë në shifra shumë herë më të mëdha.

“Pabarazia e të ardhurave prej punës është kontribuuesi kryesor i shpërndarjes në të ardhurat e familjeve. Nëse shikojmë rastin e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të ardhurave nga puna shkon në nivelet e pagave të larta për një pakicë më pak se 1% e punëmarrësve”, pohon Eksperti Eduart Gjokutaj.

Situata agravohet edhe më tej sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, si pasojë e politikës fiskale jo të duhur.

“Rënia e efektit të shpërndarjes sipas politikës fiskale aktuale është shoqëruar me rritje të pabarazisë në tregun e punës, por dhe në taksimin e të ardhurave që qarkullojnë në tregun informal. Në disa raste, ky i fundit qarkullon më shumë të ardhura, se sa vetë tregu formal i punës”, thotë Gjokutaj.

Kjo pabarazi nuk mund të mposhtet as nga rritja e pagave thotë eksperti pasi ato po gërryhen nga inflacioni i lartë.

Megjithëse pagat edhe në sektorin privat janë rritur, madje më shumë se në sektorin publik në këto tre vitet e fundit, përsëri rritja e inflacionit, forcimi i papritur dhe luhatjet e kursit të këmbimit, si dhe një ekonomi ende e pastrukturuar si duhet, mundet të ndikojë në një rënie të nivelit të të ardhurave të kategorisë së mesme, që realisht është me ndikim kërcënues dhe rrudhës në të ardhurat e shtresës së mesme”, pohon Gjokutaj.

Një situatë e tillë po rrezikon të dëmtojë fort ekonominë e vendit, pasi po shkohet drejt polarizimit të shoqërisë, ku po zhduket shtresa e mesme.

“Kostot e nevojave të jetesës vazhdojnë të rriten edhe me kërkesa të tjera që nuk regjistrohen në ekonominë formale, por që i përkasin shpenzimeve që kryhen realisht nga individët dhe familjet. Dhe kjo ndikon më fort te të varfrit se te kategoria e qytetarëve me të ardhura mbi mesataren. Si rezultat i pakësimit real të të ardhurave dhe efektit negativ për të rritur kursimet, rreziku që klasa e mesme të mbetet prapa ekonomikisht po rritet.  Një klasë e mesme e dobët na dëmton të gjithëve duke mbytur rritjen ekonomike të vendit tonë dhe duke minuar demokracinë tonë”, shprehet për Gijotina, eksperti Gjokutaj.

Ndërsa sa i takon transfertave nga buxheti i shtetit për kategoritë në nevojë dhe për pensionistët pas pandemisë, si dhe rritja e pagave e premtuar herë pas here nga qeveria vlerësohen të pamjaftueshme për të luftuar fenomenin e pabarazisë.

Lexo edhe:Gjokutaj: Kamza ishte manipulim dhe falsifikim

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ekonomiEkspert EkonomieGjokutajinterivisteparaShqiperiate varfer

Lajme të lidhura

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin
Breaking Views

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Para
Ja ushqimet që iu ndihmojnë në shëndetin e syve tuaj

Ja ushqimet që iu ndihmojnë në shëndetin e syve tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri
Breaking Views

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Lexo më shumë
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin

20:56 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

20:12 - 04/06/26
Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!

Shfaqet “grupi nismëtar” me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit!

20:05 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom