GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

A ka mundësi? Braçe shqetësohet nga zhurma në Komision. Përplaset me ministren

14:40 - 22/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
A ka mundësi? Braçe shqetësohet nga zhurma në Komision. Përplaset me ministren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka humbur për një moment kontrollin gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Teksa fliste për ndryshime në paketën fiskale, gazetarët kanë nisur diskutimet me njëri-tjetrin me zë të lartë, duke shqetësuar socialistin.

Në atë moment, Brace indinjohet duke i kërkuar gazetarëve të pushonin për ta lënë të fliste.

“Sepse diskutimi është stërbërë. Dua të them dy gjëra. A e ul pak zërin po deshe? A mundem?,” -tha Braçe me zë të lartë në Komision.

Më herët, deputeti ka debatuar me kolegët socialistë, konkretisht ministren Delina Ibrahimaj, lidhur me diskutimet për projekligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”. Ishte neni 1 i projektligjit për TVSH e inputeve bujqësore që ka përplasur dy socialistët, ku Braçe tha se taksat dhe tatimet nuk mund të rriteshin në kohë krize, duke kërkuar rishikimin e paketës fiskale.

Erion Braçe: Në nenin 1 të pr ligjit që ka sjellë qeveria bëni ndryshime në nenin 49, shkallët e reduktuara, dua të di pse keni shkuar drejtpërdrejt tek një favor bërë bujqësisë, pra heqjen e përjashtimit dhe vendosjen e një shkalle të re tatimi mbi vlerën e shtuar për inputet bujqësore, plehra pesticide, dhe s’jeni marrë me të tjera favore që janë në këtë nen e që kushtojnë shumë më tepër para se sa këto paratë që kanë dëmtuar ekuilibrin fiskal përmes inputeve bujqësore?

Ministrja Ibrahimaj: Ne gjatë këtij viti kemi pasur një tjetër mision të FMN që ende s’është përmbyllur, parë në këndvështrimin e pandemisë dhe krizës që kaluam. Rekomandimet e FMN janë me vite dhe sapo të finalizohet drafti i rekomandimeve të tyre ne do nisim një proces konsultimi për hartimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave që do konsultohet me gjithë palët e interesit, sa i përket pyetjes pse bujqësia. 

Erion Braçe: Po e theksoj edhe njëherë se do na vijë kostoja e punës së bujkut. Nuk rriten tatimet dhe taksat kur rriten çmimet. Nuk ka vend në Europë, nëse ma gjeni që po diskuton paketë fiskale me taksa të rritura, ok tërhiqem unë kërkoj shumë ndjesë. Po sërish tek radha e favoreve, kemi rënë dakord që të hiqen të gjitha. Me tatime e taksa, me normë e procedurë.  

Etiketa: Erion BraceKomision

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Kosova pritet të rrisë me mbi 30% çmimin e energjisë elektrike

Kosova pritet të rrisë me mbi 30% çmimin e energjisë elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com