GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të shtënat në Kurbin, kush është deputeti i PS Armando Prenga

16:48 - 17/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtënat në Kurbin, kush është deputeti i PS Armando Prenga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shtëna me armë janë shënuar këtë të mërkurë në Fushë Kuqe drejt një automjeti me të cilin lëvizte ish-deputeti socialist Armando Pregna.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa ka qenë vetë Prenga që ka telefonuar policinë dhe ka treguar autorin e ngjarjes. Policia lokale konfirmoi se ka shpallur në kërkim F.Ismailajn, i cili, sicc bëjnë me dije burime policore, ka përdorur disa emra.

“Shtetasi A.P. (Armando Pregna), 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet shtetasi F.I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F.I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip ‘Benz’ me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti“, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.

Pregna i shkarkuar nga dekriminalizimi

Deputeti socialist Armando Prenga është ndër ligjëvënësit e larguar për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Në vitin 2017, ai dha dorëheqjen pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ-së për heqjen e mandatit të tij.

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”. Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria deklaroi se Prenga është “në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Pas kësaj, Armando Prenga dha dorëheqjen.

Deputet në dy legjislatura, Prenga ka qenë shpesh në qendër të akuzave ndaj opozitës për lidhjet e dyshuara kriminale.

Etiketa: Armando PrengaKryesore1

Lajme të lidhura

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij
Aktualitet

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26
Para
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis protestat

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis protestat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com