GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjela: Berisha duhet të japë dorëheqjen

19:51 - 17/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Spartak Ngjela: Berisha e ka fajin për krizën në PD, po e përdor për interesa personale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm për disfatën në zgjedhje, por edhe për faktin që nuk mundi t’i ruajë votat, nëse supozon që janë vjedhur. Ai e konsideroi një akt të përgjegjshëm largimin e Alibeajt nga drejtimi i PD-së zyrtare.

Ngjela vë në dukje se Berisha nuk mori asnjë bashki të madhe dhe është një politikan që s’e pranon më shoqëria.

Ndërsa iu kërkua një koment për dorëheqjen e Alibeajt, Ngjela tha:

“Shumë mirë e bëri. I përgjegjshëm. S’mund të ketë humbësi rrugë tjetër me përjashtim të dorëheqjes, ajo është kryesorja”.

I pyetur a duhet ta bënte edhe Berisha një hap të tillë?, Ngjela tha:

“Nuk dihet se për kë luan Berisha, mund të ketë qendër, është i detyruar. Lëreni të mundurin në mallëngjimin e vet. Edhe gënjeshtrat që bën për të rigrupuar veten. I munduri nuk mundet dot të ketë logjikë, aq më tepër që ku është një individ i rrezikuar, dhe donte të nxirrte në pah ndërkombëtarisht forcën e tij, por paraqiti dobësinë. Nuk ka zë në opinionin publik. Thotë ndonjë gjë të re nga dita në ditë. Historia ecën me trend. Trendi shqiptar është anti-Berishë, kot lodhet”.

Sipas Ngjelës mungesa e pragmatizmit në funksion të Berishës e katandisi opozitën drejt disfatës elektorale.

“Nuk janë pragmatistë. Mungesa e pragmatizmit në funksion të Berishës i katandisi ashtu. Ai e deklaroi që për të shpëtuar veten shkatërroj edhe partinë. Është në gjendje të rëndë me gjithë përpjekjet që bën. Këto zgjedhje u mbyllën, nuk ka më mundësi të flitet juridikisht për to. Të shohim ç’do drejtojë PS në pushtetin vendor. Deri tani e ka pasur 90 e ca për qind PS, se këta ikën nga zgjedhjet. Ikën nga zgjedhjet që të bënin kryengritje. Tani humbën zgjedhjet në mënyrë drastike dhe thonë do bëjmë protestë, ça proteste?! Ndaj kujt e ka alibinë Berisha, ku ka vota ai? Ai s’mori asnjë bashki të madhe. Kur s’të pranon shoqëria duhet të ikësh. Këta nuk po mendojnë fare çfarë do ndodhi në 2025-ën. Nuk e njohin pragmtizmin dhe s’kanë lidhje me partitë e tyre. Kjo është në një prizëm historik, komedi. Por komedia do trajtohet në të ardhmen me injorancën e këtyre. Në këto momente për ta është tragjedi. E vuajnë si tragjedi dhe krijojnë gënjeshtrën për të dalë nga tragjedia. E pamundur. E ardhmja do tallet me ta, s’kanë vlerë intelektive. Nëse pasioni të errëson intelektin, tregon që je intelekt i dobët. Shqipërinë e ka drejtuar mediokriteti që në 1945-ën”.

I pyetur nëse mendon që ka pasur manipulime në këto zgjedhje, Ngjela u përgjigj:

“Si mund të mendojë që ka pasur manipulime kur kryetari i Tiranës ishte 58 mijë vota përpara. Në Shkodër ishte 10 mijë vota para. I la shoqëria, Këto janë broçkulla. Në qoftë se një kompani e madhe bie në dekadencë se e kanë vjedhur dhe vjedhja është e provuar, kryetari i trustit jep dorëheqjen, duhet të ndalonte vjedhjen. Fakti që s’të ruajta votat do japë dorëheqjen. Jo se humba, ajo është e dyta. Ose fakti që humba jap dorëheqjen. Këta duhet të iknin s’e s’janë të Perëndimit, kanë ardhur nga Lindja e Enver Hoxhës. Kanë ikur, i dëboi populli. Berisha kur e kuptoi këtë në datën 16? Duhet ta kishte kuptuar kur filloi blerja. Kur rezultati i zgjedhjeve pranohet gjerësisht, ka marrë fund gjithçka”.

Etiketa: Sali BerishaSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
‘50-200 euro për një votë’, detaje nga arrestimi i Fredi Belerit

‘50-200 euro për një votë’, detaje nga arrestimi i Fredi Belerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com