GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talibanët kontrollojnë median, vendime të rrepta mbi filmat dhe gazetaret

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Talibanët kontrollojnë median, vendime të rrepta mbi filmat dhe gazetaret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit talibanë kanë marrë një tjetër vendim të pazakontë. Këtë herë qeveria talebane ka vendosur që kanalet televizive të mos transmetojnë drama me aktore gra dhe kanë theksuar se vajzat dhe gratë gazetare duhet të vendosin hixhabin.

Qeveria talebane vendosi gjithashtu ndalimin e transmetimit transmetimit të filmave, komedive apo programeve argëtuese që sipas tyre, “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talibanët Ligjin islamik.

Udhëzimet e reja, të bëra publike më 21 nëntor nga Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, përbëjnë kufizimet e fundit nën talibanët.

Secili film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet, ashtu sikurse prezantimi i burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit.

Këto vendime janë cilësuar si parime të thjeshta dhe jo kufizim i lirisë së shprehjes, nga zëdhënësi i Ministrisë gjatë një interviste.

Pas rrëzimit të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Kabul, në mes të muajit gusht, talibanët kanë thënë se do të kenë qasje më ndryshe, në krahasim me regjimin brutal të periudhës 1996-2001.

Atëbotë, vajzave nuk është mundësuar shkollimi, puna, sportet dhe aktivitete tjera.

Prej rikthimit në pushtet, talibanët kanë prezantuar rregulla rreth asaj se çfarë të veshin gratë në universitet, ua kanë ndaluar vajzave shkollimin e mesëm dhe kanë vënë ndalesa për gratë që punojnë në sektorin civil.

Qeveria e talibanëve nuk është njohur nga asnjë shtet. Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete tjera kanë thënë se njohja e saj varet nga respektimi i të drejtave të njeriut, liria e mediave dhe sistemi politik gjithëpërfshirës.

Etiketa: censureFilmagazetareligjMEDIATalebanevendim

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Meta tha “do ia q…”, përgjigjet Basha për fyerjet: Ia dimë bëmat

Meta tha "do ia q...", përgjigjet Basha për fyerjet: Ia dimë bëmat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com