GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fushata zgjedhore në FB dhe Instagram, BIRN: Veliaj harxhoi mbi 18 mijë USD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata zgjedhore në FB dhe Instagram, BIRN: Veliaj harxhoi mbi 18 mijë USD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reklamat në rrjetet sociale gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit i kanë kushtuar partive politike dhe kandidatëve 91 mijë USD. Të dhënat e publikuara nga kompania Meta dhe të analizuara nga BIRN tregojnë se kandidati që ka shpenzuar më shumë në zgjedhjet vendore ka qenë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka publikuara 66 reklama politike në Facebook dhe Instagram gjatë fushatës zgjedhore dhe ka shpenzuar në total 18,645 USD.

Në total, 76 kandidatë për kryetar bashkie kanë shpenzuar gjatë fushatës zgjedhore 58,950 USD për reklama politike në Facebook dhe Instagram. Partitë politike kanë publikuar 19,499 USD dhe kryetarët e partive dhe politikanë të tjerë, përfshirë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kanë shpenzuar 12,784 USD.

Në total gjatë fushatës zgjedhore janë publikuar në Facebook dhe Instagram 1809 reklama politike nga kandidatët për kryetar bashkie dhe këshill bashkiak, partitë politike dhe politikanë të ndryshëm.

Partia Socialiste realizoi një fitore gati plebishitare në zgjedhjet vendore, duke zgjedhur kryebashkiak në 53 nga 61 njësitë e qeverisjes vendore. Ndërkohë 7 bashki janë fituar nga koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe një bashki nga partia minoritare MEGA.

Pas kreybashkiakut Erion Veliaj, entiteti i dytë me shpenzimet më të larta për reklama politike në rrjetet sociale gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit është Partia Socialiste. PS-ja ka shpenzuar 11,903 USD për të shpëndarë 97 reklama politike në ‘newsfeed’-in e llogarive të qytetarëve shqiptarë në Facebook dhe Instagram.

Kandidati i dytë me më shumë shpenzime për reklama në rrjetet sociale është Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë’. Gjatë fushatës zgjedore Këlliçi publikoi 204 reklama, duke shpenzuar në total 8082 USD.

Fushatë zgjedhore në qarkun e Tiranës ka qene dhe më e kushtueshmja në krahasim me qarqet e tjera, për sa i përket reklamave politike në rrjetet sociale. Në këtë qark janë shpenzuar për reklama politike 49597 USD, i ndjekur nga Durrësi me 11849 USD.

Shpenzimet më të larta nga një kryetar partie kanë që ato të liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka shpenzuar 5287 USD për reklama politike në Instagram dhe Facebook gjatë fushatës zgjedhore./BIRN

Etiketa: fushataKryesore1zgjedhore

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Do e shohim opinioniste në “BBV 3”? Përgjigjet Balina Bodinaku

Do e shohim opinioniste në "BBV 3"? Përgjigjet Balina Bodinaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com