GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA thirrje Iranit: Mos ekzekutoni protestuesit

në Bota
Kohë leximi: 1 min
A A
SHBA thirrje Iranit: Mos ekzekutoni protestuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara iu drejtuan me thirrje Iranit, që të mos ekzekutojë tre persona, të cilët ishin përfshirë në protestat mbarëkombëtare, teksa organizatat e të drejtave të njeriut kanë shprehur frikën se autoritetet do t’i ekzekutojnë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, duke cituar deklaratën e lëshuar nga Amnesty International më herët gjatë javës, shprehu shqetësimin se Irani shumë shpejt do të ekzekutojë Majid Kazemi, Saleh Mirhashemi dhe Saeed Yaghoubi, të cilët u arrestuan nëntorin e kaluar për shkak të protestave në qytetin iranian të Isfahanit.

“Ne i bashkohemi popullit të Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar në thirrjet ndaj Iranit që të mos kryejë këto ekzekutime”, tha Patel për gazetarët.

“Ekzekutimet e këtyre personave, pasi gjykimet ndaj tyre janë cilësuar si të rreme, do të ishin një ofendim për të drejtat e njeriut dhe dinjitetit bazik në Iran dhe gjetkë. Kjo situatë e bën të qartë se regjimi iranian nuk ka mësuar asgjë nga protestat që nisën nga një vdekje tjetër, vdekja e Mahsa Aminit”, -shtoi ai.

Irani është përballur me protesta që nga shtatori i vitit 2022, kur Amini 22 vjeçe, vdiq teksa po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Irani ka rritur numrin e ekzekutimeve, përfshirë edhe ekzekutimin e katër protestuesve vitin e kaluar, duke nxitur dënim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Etiketa: ekzekutimeIran

Lajme të lidhura

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

08:47 - 20/05/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
Para
24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com