GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U bë serbi i parë që fitoi Kategorinë e Parë, Gvozdenoviç flet për planet e sezonit 2023-2024

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
U bë serbi i parë që fitoi Kategorinë e Parë, Gvozdenoviç flet për planet e sezonit 2023-2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ivan Gvozdenoviç ia ka dalë të kthejë Skënderbeun në Kategorinë Superiore. Korçarët qëndruan vetëm një vit në Kategorinë e Parë dhe tashmë do të rikthehen në elitë, ku në dekadën e kaluar kanë qenë klubi kryesor i saj.

Vetë trajneri i Skënderbeut, në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ka shprehur bindjen se do të ndërtohet një ekip cilësor, me objektiva madhorë dhe jo thjesht pjesëmarrjen e mbijetesën.

“Ishte e vështirë për të gjithë, jo vetëm për mua. Unë e fillova nga Fieri, ishte java e 9. Ishte e vështirë, por ishim bashkë me një besim që do të bëjmë një punë të mirë. Tani fituam dy objektiva, i pari ishte kthimi në Superiore, pastaj edhe të dalim si kampion. Tani të gjithë jemi të lumtur dhe tani mendoj vetëm për Superioren.

Në një moment Ishim në vendin e 7, 8 pikë pas Dinamos e Flamurtarit. Ishte një punë e vështirë, por unë isha pak edhe me fat se ishim me një skuadër shumë e mirë, djem të talentuar, lojtarë shumë të mirë dhe kjo për mua ishte shumë pozitive. Ndryshuan shumë gjëra, edhe formacionin, se unë ndryshova rreshtim dhe pastaj ishte edhe merkato e janarit. U afruan Idrizaj, Moraesh e Dumfur, bëmë një fazë bashkë dhe ishte më mirë.

Skënderbeu është klub i madh, ne ishim në Kategorinë e Parë, ishte moment shumë i vështirë për Skënderbeun. Por kisha besim se do të bëjmë punë të mirë se unë e di mentalitetin dhe të gjitha te Skënderbeu, isha gati të firmosja menjëherë kontratën dhe firmosa e nisa punën.

Nuk ishte e vështirë, isha zëvendëstrajner më parë te Tirana e Kukësi , por nuk ishe e vështirë se e di se Skënderbeu do të kthehet prapë. Ai është klub i madh, me emër të madh edhe jashtë, edhe në Europë. Ndaj unë isha gati direkt.

Krahasim me të kaluarën? Të gjitha ishin ndryshe. Puna si lojtar për mendimin tim është shumë e thjeshtë, e trajnerit është pak më e vështirë, se unë kam 25 lojtarë me mentalitete të ndryshme. Kam lojtarë nga Shqipëria, Brazili e Afrika, do të bëjmë një ekip të fortë, po si do e bëjmë? Duhet të flasim me të gjithë, etj. Puna është shumë e vështirë, por për momentin jam shumë i lumtur.

Ishte moment i vështirë në fillim por ishim gjithmonë me besim se do të bëjmë punë të mirë. Moment i vështirë ishte kur barazuam 0-0 me Burrelin, me Luzin po fitonim 2-1, por deri në fund ishim 1-1 me ta. Ishte moment i vështirë, por i kaluam të gjithë bashkë dhe pastaj prapë erdhi momenti i mirë për ne.

A do i gëzoheshin kështu një trajneri shqiptar në Serbi? Patjetër, jemi këtu të flasim për sportin, për futbollin, jam i sigurt.

Lufta me Dinamon e Flamurtarin? Janë skuadra të forta, edhe Dinamo, edhe Flamurtari. Kam shumë respekt për Flamurtarin dhe më vjen keq se e meritojnë Superioren. Mund të vijnë nga play-off, Flamurtari është emër i madh dhe e meriton Superioren.

Ndeshja më e vështirë? Të gjitha janë të vështira. Isha shumë i kënaqur pas Flamurtarit, se ishte rezultati 0-0 dhe fitoi futbolli. Kjo për mua ishte shumë e bukur dhe ishte një lojë shumë e rëndësishme për ata dhe për ne. Për mua ajo ndeshje ishte shumë e fortë.

Merkato? Kemi kohë se Superiorja fillon në gusht. Por patjetër do të gjejmë lojtarë se Superiorja është në nivel tjetër shumë i fortë, do të shohim patjetër për lojtarë.

E vështirë të largosh lojtarë? Po, është shumë e vështirë, por do flasim. Kemi kohë, unë kam grup shumë të fortë e të mirë dhe nuk do të ikin shumë lojtarë nga Skënderbeu.

Objektivat ende nuk i di se do të flasim nga me presidentin dhe klubin, si do të shkojmë tani në Superiore. Por kemi kohë për ata, nuk e dimë ende. Por edhe një herë e them, Skënderbeu gjithmonë është për kampion, nuk kam shumë pse të mendohem.

Kur unë isha si lojtar, Skënderbeu ishte shumë i fortë, tre herë kampion. Kur ika u bë edhe më i mirë, se shkoi edhe në Europë e shkoi shumë mirë.

Kemi infrastrukturën më të mirë në Shqipëri, bashkia dhe presidenti investuan shumë dhe kemi fusha shumë të mira. Nga ana financiare jemi mirë, ndoshta mungon një grup pak më i mirë e më i fortë lojtarësh, si i kishim më përpara. Këtu mund të jetë një minus për ne.

Superiorja e këtij sezoni për mua është shumë interesante se edhe për kampion janë Tirana e Partizani, me vetëm 2 pikë diferencë dhe poshtë janë 4-5 ekipe. Të presim edhe pak e të shohim, por është shumë interesante dhe shumë e fortë gara. Të shohim se kush do fitojë dhe kush do të dalë jashtë.

Kush e fiton? Për mua Tirana, se tani ka të gjitha në dorë. Edhe ka dy pikë diferencë, pak javë para fundit, ata do të vendosin vetë. Të gjitha varen nga Tirana.

Ofertë nga Tirana? Është shumë e shpejtë, jam trajner i Skënderbeut tani, është shumë shpejt. Por në futboll nuk i dihet si shkon puna dhe gjithmonë jemi gati. Por tani mendoj vetëm për Skënderbeun.

Nëse vjen ofertë nga Beogradi? Shumë e vështirë kjo pyetje (qesh). Unë e thashë që jam trajneri i Skënderbeut. Nëse vjen oferta, do ta merrni vesh si shkon puna, do të ulemi në tavolinë e do të flasim. Është shumë e thjeshtë”, tha ndër të tjera Gvozdenoviç./PanoramaSport

Etiketa: Gvozdenovicskenderbeu

Lajme të lidhura

Jo vetëm PSG/ Zidane refuzon një tjetër ekip, këtë herë kombëtar
Sport

Zyrtare/ Një epokë e re nis në Francë, Zinedine Zidane prezantohet si trajneri i ri i ‘Gjelave’

15:07 - 28/07/26
“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne
Sport

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

13:35 - 28/07/26
“Sy e veshë” nga Sllovenia, Egnatia luan nesër shanset për kualifikim në Champions League
Sport

Kërkohet një tjetër surprizë, Egnatia zbret sonte në fushë për sfidën ndaj Celjes në Champions League

08:49 - 28/07/26
Para
Tesla dëshiron të ndërtojë një fabrikë në Indi

Tesla dëshiron të ndërtojë një fabrikë në Indi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

16:55 - 28/07/26

Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimin për gjashtë zyrtarë të bashkisë Divjakë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar të Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar të Fatime Kryemadhit

16:44 - 28/07/26
SPAK bën kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës, merren dokumente të Erion Veliajt

SPAK bën kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës, merren dokumente të Erion Veliajt

16:33 - 28/07/26
Parashikimi i motit për sot, 24 Korrik 2025

Rikthehen temperaturat përvëluese, meteorologia: Na pret një 10 ditësh shumë i nxehtë

15:28 - 28/07/26
Jo vetëm PSG/ Zidane refuzon një tjetër ekip, këtë herë kombëtar

Zyrtare/ Një epokë e re nis në Francë, Zinedine Zidane prezantohet si trajneri i ri i ‘Gjelave’

15:07 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com