GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Denoncimi i PD: Ja si votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi

17:08 - 20/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i PD: Ja si votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncon masakrën elektorale në Elbasan përmes votimit elektronik. Kryetari i degës së PD në Elbasan, Blendi Himçi u shpreh gjatë një konference për shtyp se votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi.

Himçi tha se më shumë se 20 raste u raportuan për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësit nga pajisja elektronike e votimit, ku vota lexohej për kandidatin tjetër pavarësisht se emri i kujt ishte klikuar.

“Publikisht, sekretari i një KQV denoncoi se si kishte votuar kandidatin Luçiano Boçi dhe pajisja kishte printuar votën në favor të kandidatit Gledian Llatja. Ky manipulim u bë edhe më i qartë në ZAZ 47, në Qendrat e Votimit 2481/1 dhe 2483, në të cilën prej KZAZ, në flashin e PEVN, është lexuar tjetër rezultat nga ai i raportuar nga sistemi. Të gjitha këto shkelje tregojnë qartë se si makineria shtetërore u vendos në shërbim të plotë të manipulimit zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit”, tha Himçi.

Ai deklaroi se PD po administron provat e shkeljeve të cilat do të dorëzohen në selinë qendrore në Tiranë, ku është ngritur një grup pune për krijimin e databazës së manipulimeve për t’u adresuar më pas drejt SPAK dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Këto gjetje do të çohen në SPAK dhe do t’i nisen ODHIR dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington. Ne nuk lejojmë që vullneti i elbasanasve apo shqiptarëve të shtrembërohet. Kërkojmë një të drejtë që e kemi fituar që në vitin 1991: të zgjedhim të lirë”, theksoi më tej Himçi.

Deklarata

Prej datës 14 janar 2023, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar në të gjitha format masakrën që po përgatitej për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Elbasanit. Përdorimi i resurseve publike prej kryetarit në detyrë të bashkime, shpërndarja e ndihmave ushqimore me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë, presioni ndaj administratës publike nëpërmjet plotësimit të formularëve të patronazhimit, përdorimi i asfaltit elektoral pa procedurë tenderimi, përdorimi i Policisë Bashkiake si mjet shantazhi,

fluksi i ndërtimeve pa leje, neglizhenca me qëllim e autoriteteve bashkiake, angazhimi i drejtpërdrejtë i drejtuesve të institucioneve publike në blerjen e votës, etj, ishin një kambanë alarmi për masakrën që po përgatitej kundër zgjedhjeve të lira.

Policia e Shtetit, në vend të reagimit ndaj këtyre fenomeneve antiligjore dhe antikushtetuese, zgjodhi të rreshtohet në krah të pushtetit dhe të përdorej prej tij. Shantazhi ndaj veprimtarëve të Partisë Demokratike u kthye në një shqetësim real në ditët e fundit të fushatës elektorale. 3 drejtues të Partisë Demokratike (Aurel Bylykbashi, Doriano Koldashi, Maik Elezi), dhe një kandidat për Këshillin Bashkiak (Franko Hakija), u ndoqën dhe u shoqëruan prej efektivëve të Policisë së Shtetit në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndaj tyre nuk kishte asnjë indicie për kryerjen e veprave penale, përveç faktit që ishin të angazhuar me krah të opozitës dhe Partisë Demokratike.

Kontrolli, pa asnjë mandat, dhe për më tepër në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen ‘Skënderbej’ ishte akti i fundit i Policisë së Shtetit në shërbim të plotë të Partisë Socialiste. Të gjitha këto akte ishin paralajmërime për atë që do ndodhte ditën e zgjedhjeve. Cenimi i të gjithë procesit zgjedhor u finalizua më 14 Maj.

Shantazhi i votuesve u bë i drejtpërdrejtë ditën e zgjedhjeve, në hyrje të të gjitha qendrave të votimit. Të gjithë drejtuesit e institucioneve u vendosen në rresht para të gjitha qendrave të votimit dhe shantazhonin votuesit për të votuar Partinë Socialiste. Operatoret e PEVN, në shkelje të plotë të funksioneve të tyre dhe fshehtësisë së votës, shoqëronin votuesit përgjatë kryerjes së votimit.

Shpresa se, votimi elektronik do të siguronte një proces transparent e të sigurt, u vra. Për fat të keq edhe ky mekanizëm i fundit i mbrojtjes së lirisë së votës u kthye në vegël manipulimi në favor të Partisë Socialiste. Më shumë se 20 raste u raportuan për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësit nga Pajisja Elektronike e Votimit. Publikisht, sekretari i një KQV denoncoi se si kishte votuar kandidatin Luçiano Boçi dhe pajisja kishte printuar votën në favor të kandidatit Gledian Llatja.

Ky manipulim u bë edhe më i qartë në ZAZ 47, në Qendrat e Votimit 2481/1 dhe 2483, në të cilën prej KZAZ, në flashin e PEVN, është lexuar tjetër rezultat nga ai i raportuar nga sistemi. Të gjitha këto shkelje tregojnë qartë se si makineria shtetërore u vendos në shërbim të plotë të manipulimit zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit. Ne po punojmë për dokumentimin e të gjitha shkeljeve, të cilat po dorëzohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike ku është ngritur një grup pune për krijimin e databazës së manipulimeve.

Këto gjetje do të çohen në SPAK dhe do t’i nisen ODHIR dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington. Ne nuk lejojmë që vullneti i elbasanasve apo shqiptarëve të shtrembërohet. Kërkojmë një të drejtë që e kemi fituar që në vitin 1991: të zgjedhim të lirë!

Etiketa: Blendi Himci

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Ushqimet më të dëmshme për shëndetin, por ne i konsumojmë shpesh

Ushqimet më të dëmshme për shëndetin, por ne i konsumojmë shpesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com