GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kjo është hakmarrje politike”, reforma në port tërbon punonjësit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kjo është hakmarrje politike”, reforma në port tërbon punonjësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra punonjës të Portit të Shëngjinit kanë dalë sot përpara mediave për t’iu komunikuar një shqetësim. Ata pretendojnë se për shkak të reformës së re që do të bëhet në Portin e Shëngjinit, rrezikojnë të dalin të papunë, pasi mendojnë se është një lëvizje politike. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Konfederatës së Sindikatave në Qarkun e Lezhës Pjetër Gjikolaj, i cili tha për mediat se ndërmarrja ka shpërndarë një njoftim dhe shkurtime do të ketë në të gjitha sektorët.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për arsye se ne si palë duke patur një kontratë, deri në tetor ne jemi anashkaluar komplet. Ne nuk jemi thirrur dhe as jemi njoftuar që do të jemi të padiskutueshëm palë. Këtë shqetësim e shprehim nga ana mediatike që të kemi mbrojtje. Ky proces është antiligjor. Sipas kodit të punës është e paligjshme. Ne na ka ardhur një shkresë që do të bëhen reforma të thella. Unë dyshoj që këto reforma do jenë hakmarrëse ndaj nesh.”- tha Gjilokaj.

Ndërkohë një tjetër banor shprehet se po iu bëhet padrejtësi, pasi sipas tij reforma do mbajë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në punë. Banori thekson se falimentimi i portit vjen nga patronazhistët që janë futur në punë.

“Ne na kanë sjellë një shkresë për reformat në portin e Shëngjinit. Ata duan ta bëjnë këtë reformë që të mbajnë në punë atë që duan dhe të heqin atë që duan. Reforma do të mbajë ata që nuk kanë ardhur ndonjëherë në punë. Nëse do të zbatohet ligji ne nuk na heqin, nëse do jetë politike ne do jemi të parët që do heqin. Falimentimi i portit vjen nga patronazhistët që këta kanë futur në punë. Mendoj që ne duan të na penalizojnë politikisht,”- tha banori.

Reforma po ndërmerret me qëllimin e shpëtimit nga falimentimi Porti Detar i Shëngjinit ka aktualisht 116 punonjës, por mungesa e të ardhurave e ka vënë në vështirësi financiare këtë institucion duke sjellë vonesa në paga.

Etiketa: porti i shnegjinitpunonjesit

Lajme të lidhura

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Para
Ja përfitimet esenciale që kemi nga Aloe Vera

Ja përfitimet esenciale që kemi nga Aloe Vera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në grupin parlamentar të PS ka folur situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët...

Lexo më shumë
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş