Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ka quajtur një masakër të rëndë elektorale zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Ai u shpreh se njerëz të qeverisë bllokuar qendrat e votimit dhe se votat e qytetarëve u blenë me para të pista.
“U shpenzuan aq shumë miliona euro, ndaj edhe u ul vlera e euros”, tha Petrit Vasili, duke shtuar se Himara është emblema e zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, por fadromat shkuan tek hoteli i komisionerit.
“Këto zgjedhje u shkatërruan jo thjesht se e thotë Berisha, apo unë. Por boll të shikojmë raportet e ndërkombëtarëve. E kemi dëgjuar zonjën Glover, kur tha kur u pyet; nëse ishin të lira votimet dhe tha; nuk mundem ta them. Duke iu bashkangjitur dhe një konstatim të rëndë të PE se qendrat ishin të ‘bllokuara’ nga njerëz të qeverisë, ishte pra një masakër e rëndë elektorale. Paratë e pista u hodhën për të mbrojtur qeverinë dhe për të blerë vota. Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme. Nuk thotë dot njeri që unë them diçka jo të vërtetë. U bë gjithçka që opozita të mos hynte në zgjedhje.
Kjo gjë u bë sepse u pa shqetësim nga rezultati i opozitës. U shpenzuan aq shumë miliona euro, ndaj edhe u ul vlera e euros. Ndaj cili ishte shkaktari që e uli monedhën euro? Kjo është e qartë. I patë dhe bonuset që u shpërndanë pa fund për disa kategori, por dhe asfalt elektoral u pa. Himara është emblema e gjithë zgjedhjeve. Jo vetëm rasti i Belerit, por dhe fadromat shkuan te hoteli i komisionerit. Unë jam fiks në një vend ku qeveria ka hedhur pronë me tritol. Sakrifica jonë që e jashtëzakonshme. Doli si asnjëherë, janë dosje pa fund për manipulimin dhe mënyrën e mashtrimit”, tha Vasili.
Discussion about this post