GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediu: Në 14 maj nuk pati zgjedhje të lira. Ja çfarë duhet të bëjë opozita

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gërdeci/ Shtyhet seanca gjyqësore për Fatmir Mediun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, i ka drejtuar një thirrje të gjithë spektrit opozitar për të analizuar dhe reflektuar lidhur me atë se çfarë nuk funksionoi në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Duke theksuar se këto zgjedhje ‘nuk ishin të lira dhe të ndershme’, Mediu nga studio e Report Tv, tha se mënyra se si u ndërtua koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.

“Kemi qenë gjithmonë aleatë të PD dhe dalja më vetë për këshilltarë dhe angazhimi për kandidatët poër kryetarë bashkia dhe kjo ka krijuar keqkuptimet. Kjo vjen edhe për shkak të mënyrës se si është ndërtuar Kodi, i ndryshuar në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama para zgjedhjeve të vitit 2021.

Po të ishte Kodi ndryshe nuk do të ishte ky rezultat edhe në mazhoritar, edhe në proporcional. Edhe diferencat brenda PD mund të ishin krejt minimale dhe angazhimi i opozitës do të ishte më i koordinuar. U krijua përshtypje që ishte një koalicion opozitar me emrin ‘Bashkë Fitojmë’.

Ky ishte thjesht një subjekt në koalicionin e madh opozitar. Kandidatët e opozitës mbështetesin nga një aleancë e madhe partish, mbi 20 parti. Në mënyre, ca të qëllimshme apo ca mediokre, ata që formëzuan gabim koalicionin ‘bashkë Fitojmë’ e krijuan këtë idenë sikur ishte vetëm ky koalicion. Për më tepër u përpoqën të impononin kandidatët për kryetarë bashkie.

Për më tepër lista e partive politike opozitare nuk u koordinuan veprimtarinë me kryebashkiakun dhe pati edhe firo. Po të lexoni rezultatet e votave të kandidatit të Bashkë Fitojmë ka qartësisht më shumë vota se subjekti ‘Bashkë Fitojmë’. Pra ka vota edhe nga partitë e tjera”, tha Mediu.
Ai tha se ka ardhur koha që të kemi identitet politik të djathtë.

“Për gjykimin tim kandidaturat për kryetarë bashkie të opozitës në 70% kanë qenë më kualitative, më të mira se të mazhorancës. Por për fat të keq u lanë në hije. U vendos nën hijen e lidershipit politik, duke rënë në lojën e Edi Ramës. Unë pajtohem se ne duhet të bëjmë një analizë për çdo qendër votimi. Se çfarë ka ndodhur? Por në fakt duhet të reflektojmë edhe në raport me veten tonë, ndryshe do të jetë e vështirë të ringrihemi. PD të bashkohet në interesa të qytetarëve dhe demokratëve dhe jo në interesa të individëve”, tha ndër të tjera Mediu.

I pyetur për deklaratat e Berishës se nuk i njeh zgjedhjet e 14 majit, Mediu u shpreh se kjo duhet sqaruar se abuzohet me një shprehje të tillë. Ai tha se ‘nuk i njoh’ do të thotë që të mos marrim pjesë në institucionet që u krijuan nga vota e 14 majit por Mediu tha se kjo votë duhet të respektohet.

“Unë kam bindjen se këto zgjedhje nuk janë të lira dhe të ndershme. Por çfarë do të thotë që të mos i njohësh zgjedhjet? Do të marrësh në këshillat bashkiakë apo jo? Do t’i çosh kryevashkiakët që kanë fituar në vendin e punës apo jo? Kjo është pyetja?

Ne duhet të respektojmë votuesit e atyre 7 bashkive dhe të bëjmë opozitën në nivel lokal. Sigurisht që do të shkojmë të marrim vendet tona në këshillat bashkiakë. i kanë votuar qytetarët për të qenë në Këshillat Bashkiakë”, tha kreu i Partisë Republikane.

Etiketa: MediuOpozitaZgjedhje

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
Merr flakë shkolla, 20 persona të vdekur

Merr flakë shkolla, 20 persona të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26

Çmimet e naftës shënuan rritje në hapjen e tregjeve aziatike të hënën, mes shqetësimeve të reja për situatën e sigurisë...

Lexo më shumë
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet