GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Plakja e popullsisë rrit importin e medikamenteve me 23%

08:12 - 23/05/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Plakja e popullsisë rrit importin e medikamenteve me 23%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa konsumi dhe importet e produkteve ushqimore po ulen me shpejtësi, importi i medikamenteve dhe produkteve farmaceutike po rritet po kaq shpejt.

Në katër mujorin e parë të këtij viti importet e produkteve farmaceutike arritën në 2,248 tonë me një rritje 23 për qind në raport me vitin e kaluar në këtë periudhë. Rritja po nxitet kryesisht për dy arsye kryesore;

E para, barra e lartë të sëmundjeve që la pandemia Covid -19 në të gjitha diagnozat. Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm. Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri, që kërkojnë trajtim periodik. Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë.

E dyta, plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia kanë, rritur kërkesën për trajtim me medikamente dhe produkte farmaceutike.

Operatorët e tregut pohojnë se rritja e importit në këto produkte po nxitet nga barra e sëmundjeve që la pas Covid-19 dhe plakja e popullsisë. Por nga ana tjetër hapësirat për rritje të mëtejshme të importeve në artikujt e farmaceutikës janë të larta për shkak se shqiptaret kanë konsumin më të dobët për frymë të produkteve farmaceutike në raport me Europën dhe vendet e rajonit.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët në nkryesore që trajtojnë sëmundjet, kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervore etj.

Psh barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit nde nuk janë futur në tregun shqiptar. Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme te tilla Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Në listën shqiptare të rimbursimit janë vetëm 373 molekula ndërsa në vendet e Adriatikut (Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni) janë 962 molekula, sipas studimeve të ndryshme. Kardiologjia përfaqëson 17% të vlerës së shpenzuar në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera onkologjia zë 19% – 25% të totalit. Pjesa e rimbursimit (në Shqipëri onkologjia përfaqëson vetëm 14%) të fondeve totale nga rimbursimi./Monitor

 

Etiketa: ilaceplakjePopullsi

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 23 maj 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com