GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sudanin u bëri thirrje gjeneralëve të vendit të respektojnë një armëpushim 7-ditor që filloi të hënën mbrëma. Ai shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve etnike në konflikt, duke theksuar se kjo mund ta çojë Sudanin në një luftë të zgjatur dhe të përhapur.

Volker Perthes i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se konflikti, i cili filloi më 15 prill, nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pavarësisht gjashtë deklaratave të mëparshme të armëpushimit nga të dyja palët. Armëpushimi i së hënës është i shtati që shpallet që nga shpërthimi i konfliktit mes ushtrisë sudaneze.

Duke folur disa orë përpara fillimit të armëpushimit, Perthes u bëri thirrje të dyja palëve të ndalojnë luftimet në mënyrë që ndihma humanitare e nevojshme të shkojë te personat në nevojë dhe civilët e që kanë mbetur në mes të fushbetejës të largohen të sigurt.

Perthes e quajti marrëveshjen për armëpushim “një zhvillim i mirëpritur”, por paralajmëroi se “luftimet dhe lëvizjet e trupave kanë vazhduar edhe sot, pavarësisht angazhimit të të dyja palëve për të mos ndjekur avantazhin ushtarak përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi”.

Perthes akuzoi të dy palët ndërluftuese për shpërfillje të ligjeve të luftës duke sulmuar shtëpitë, dyqanet, tempujt e besimtarëve dhe infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike.

“Objektet shëndetësore po shemben dhe më shumë se dy të tretat e spitaleve janë të mbyllura, shumë punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë, furnizimet mjekësore po mbarojnë dhe objektet shëndetësore thuhet se përdoren si pozicione ushtarake”, tha ai.

“Raportet e plaçkitjeve të shfrenuara të shtëpive dhe bizneseve sudaneze, frikësimi, ngacmimi dhe zhdukja me forcë e banorëve janë thellësisht shqetësuese”, tha Perthes, duke shtuar se ambientet, rezidencat dhe magazinat e OKB-së gjithashtu janë plaçkitur.

Ai tha se aktiviteti kriminal është shtuar nga lirimi i mijëra të burgosurve dhe përhapja e armëve të lehta.

Intensiteti i dhunës ka qenë veçanërisht i rëndë si në kryeqytetin Kartum ashtu edhe në rajonin perëndimor të Darfurit, ku Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë një prani të konsiderueshme të armatosur.

Është raportuar se mbi 700 persona, përfshirë 190 fëmijë, kanë humbur jetën tragjikisht dhe rreth 6000 njerëz janë plagosur. Për më tepër, më shumë se 1 milion persona janë zhvendosur, me një numër të konsiderueshëm që raportohet se janë të zhdukur.

Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, më 15 prill midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

Etiketa: okbSudan

Lajme të lidhura

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Drogë në lavazh, arrestohet 32-vjeçari në Burrel

Drogë në lavazh, arrestohet 32-vjeçari në Burrel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale
Aktualitet

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

17:19 - 07/10/26

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër njerëzit më...

Lexo më shumë
Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

17:01 - 07/10/26
Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

16:38 - 07/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

15:43 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com