GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncimi në KPP, tenderi 380 milionë lekë i Manastirliut dhe Ficos për pastrimin e QSUT

12:41 - 23/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët për pastrimin e QSUT janë nga kontratat me më shumë shpenzime dhe me shumë abuzime

Tenderët për pastrimin e QSUT janë nga kontratat me më shumë shpenzime dhe me shumë abuzime

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët për pastrimin e QSUT janë nga kontratat me më shumë shpenzime dhe me shumë abuzime. Kur kontratat dalin nga kontrolli i Ogerta Manastirliut, është drejtoresha Albano Fico që ekzekuton hapat e fundit para se “ujqërit e tenderëve” të marrin llokmat e buxhetit të shtetit.

Pothuajse çdo tender për pastrimin e QSUT përfundon në KPP për shkak se aty bëhen përvetësimet më të mëdha. Edhe tenderi i firmosur pak ditë më parë është zhvilluar me shkelje. Dhe si pasojë një firmë e ka denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Denoncimi

Ankesa është dorëzuar  më datë 18 maj 2023, nga firma “Pastrime Silvio” SHPK për tenderin me Nr. REF-63129-03-21-2023. Ky prokurim ka si objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. dhe fond limit është 38,009,074 lekë pa TVSH.

Fiqiri Allmuça, si pronar i firmës denoncues,e pretendon se Autoriteti Kontraktor ka shpallur fituese firmën METEO”.SH.p.k, edhe pse kjo e fundit nuk përmbush kriteret. Konkretisht në ankesë citohet se firma e Eral Myftarajt nuk ka paraqitur dëshminë që të vërtetojë se firma e tij ka kryer punë të ngjashme në këto vite e fundit me vlerë jo më pak se 39% e fondit limit.

Gjithashtu denoncuesi shprehet se firma  METEO”.SH.p.k, nuk ka paraqitur vërtetimin se plotëson numrin e punonjësve që kërkohen në dokumentet e tenderit për të  kryer këtë shërbim.

Kur në fakt, vlen të theksohet se për këto pika Fico dhe Manastirliu kanë skualifikuar nga gara 7 firma të tjera, përfshirë edhe denoncuesin.

Sikur përmendëm më lartë bëhet fjalë për një luftë për të rrëmbyer këto para se sa për përpjekje që të vendoset drejtësi në zbatimin e prokurimeve.

Kujtojmë nga ana tjetër se, edhe “Pastrime Silvio” SHPK është një nga ato firma që është përfshirë në aferat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa në dokumentet e tenderit shohim që edhe garuesit e tjerë janë një sërë oligarkësh. Që prisnin dhuratën e radhës nga ministrja e tyre.

Përmendim këtu ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK, prapa të cilës qëndron ish-deputeti Sadri Abazi. “SORI-AL” SHPK në pronësi të Alma Tafanit, që përfiton çdo kontratë të mundshme tek Spitali i Traumës.  Gjithashtu pjesëmarrëse është edhe firma DESARET COMPANY” SHPK & “RINIA 96” SHPK, në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta.

Çfarë u bë me tenderin e 2022

Daja i Ilir Metës nuk ndihet në këtë rast, pasi në vitin 2022 firma e tij e fitoi pa garë tenderin e pastrimit të QSUT. Është fjala për prokurimin që është mbyllur me datë 9 gusht të vitit 2022 dhe kishte si fond limit të njëjtën vlerë, 380 milionë lekë. Në atë rast u përjashtuan pa asnjë justifikim 3 firmat e tjera dhe iu dha fitorja pa garë  Vladimir Metanit.

Ndërkohë, ajo që nuk mund të fshihet nga dokumentet e tenderit është afati, që parashikohej për 24 muaj. Pra, vlera i dhënë dajës së Ilir Metës ishte që ai të vazhdonte pastrimin edhe për këtë vit.

Por, ku u zhdukën ato para?

Përse duhet që të shpenzohen edhe 390 milionë lekë të tjera, kur fondet ishin lëvruar më parë?

Përse ministrja anashkalon këtë çështje kaq të rëndësishme?

KPP duhet që të mos shqyrtojë në mënyrë rutinore denoncimin e kompanisë. Por të thellohet se çfarë fsheh fasada e këtij tenderi.

Lexo edheFasada e spitalit/ Manastirliu u fal 970 mln lekë vëllezërve Ibrahimi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: AbaziDenoncimficoKPPManastirliuQSUTtendervladimir metani

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Ekzekutimi i Gosës, makina e përdorur në krim nuk ishte në pronësi të autorit

Ekzekutimi i Gosës, makina e përdorur në krim nuk ishte në pronësi të autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Aktualitet

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë...

Lexo më shumë
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com