GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrestohet personi që përplasi kamionin pranë Shtëpisë së Bardhë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Arrestohet personi që përplasi kamionin pranë Shtëpisë së Bardhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia amerikane ka ndaluar shoferin e një kamioni, i cili u përplas të hënën në mbrëmje me barrierat e sigurisë në Sheshin Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë.

“Shoferi mund të ketë goditur qëllimisht barrierat e sigurisë. Nuk ka pasur lëndime në asnjë personel të Shërbimit Sekret apo të Shtëpisë së Bardhë dhe shkaku dhe mënyra e rrëzimit mbeten nën hetim,” shkroi në Twitter të hënën në mbrëmje Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit për Shërbimin Sekret të SHBA.

Disa rrugë dhe vendkalime për këmbësorë u mbyllën dhe hoteli aty pranë Hay Adams u evakuua me kërkesë të Shërbimit Sekret, ndërsa pamjet e mediave lokale publikuan video të drejtpërdrejta nga ngjarja.

Sipas njoftimit të policisë amerikane, i dyshuari po akuzohet për kërcënim me vrasje, rrëmbim apo shkaktim i lëndimeve ndaj presidentit, nënpresidentes apo familjarëve të tyre. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit.

Sipas një dëshmitari që foli për Reuters, automjeti, që i dyshuari kishte marrë me qira, u përplas në rrethojat e sheshit Lafajet, që gjendet pranë Shtëpisë së Bardhë. Hetuesit i kanë gjetur të dyshuarit një flamur me simbole naziste.

I arrestuari po ashtu po përballet me akuza të sulmit me armë të rrezikshme, dëmtim të pronës private dhe drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Televizioni WUSA transmetoi një video të policisë duke iu afruar një automjeti të tipit U-Haul. Në video shihet se si dera e këtij automjeti hapet nga një robot i telekomanduar.

Etiketa: shtepia e bardhe

Lajme të lidhura

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Trafik klandestinësh, prangosen dy të rinj nga Malësia e Madhe

Theu masën e “arrestit të shtëpisë”, pranga 23-vjeçarit në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale
Aktualitet

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka! Akuzohet për 4 vepra penale

17:19 - 07/10/26

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër njerëzit më...

Lexo më shumë
Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

17:01 - 07/10/26
Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj dhe Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit

16:38 - 07/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK

15:43 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com