GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zëdhënësi i fushatës së Belerit: Rama ka interesa klienteliste në Himarë

18:08 - 23/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëdhënësi i fushatës së Belerit: Rama ka interesa klienteliste në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i fushatës elektorale të Fredi Belerit për Bashkinë Himarë, Skerdjan Dhuli, i mëshon faktit se rezultati i fitores së kandidatit të “Bashkë Fitojmë” ishte i pritshëm. Sipas tij, arrestimi i Belerit ishte me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për interesa klienteliste sa i takon pronave në Himarë.

Ai tha ndër të tjera se sondazhet që ata bënë, e nxirrnin Belerin fitues. Po kështu diferencë bënin takimet e kryeministrit Rama dhe të Fredi Belerit, në lidhje me pjesëmarrjen. Në takimin që Rama zhvilloi në Himarë, ishin pjesëmarrës 300 persona. E ndërsa në takimin e Belerit në Athinë, ishin të ulur në sallë 1200 persona.

“Bisedën me Belerin e kam nisur në nëntor. Kam qenë aktiv pas dhjetorit, e pas në mënyrë intensive në fushatën e Belerit. PD dhe koalicioni opozitar, nuk kishte ndarje mes demokratëve në Himarë. Të gjithë faktorët opozitarë ishin të bashkuar përballë z. Beleri. Po ashtu dhe për shkak të grabitjes së pronave në Himarë, personazhe anonime që fabrikohen nga Tirana, dhe grabisin pronat e banorëve. Ata banorë e ndjejnë peshën e kësaj dhe ndaj reaguan me votë.

Ne kishim bindjet që do të fitonim zgjedhjet. Ne bëmë dy sondazhe, njëri prej tyre është kompania më serioze. Ky sondazh e nxirrte fitues Belerin. Këto sondazhe i mori dhe Rama. Kur bëri takim në Himarë e kuptoi se si ishte situata se në takim me të ishin vetëm 300 persona. Vetëm administratën kishte dhe një pjesë të familjarëve të tyre. Aty e kuptoi se çfarë e priste në terren. Kupa e tij u mbush kur pa takimin e z. Beleri në Athinë, ku ishin të ulur në sallë 1200 persona. Shqetësimi i Ramës në Himarë lidheshin me interesat klienteliste që ka territori i Himarës, që administron 70% të detit Jon. Interesat klienteliste janë të rastësishme. Është e pamundur që fushata të bëhet mes shqiptarësh dhe grekësh. Unë jam mysliman, lab, dhe nuk kam lidhje me këto lloj qasjesh.

Shtabi i tij, një pjesë e shtabit të tij, ka qenë nga Labëria. Emigrantët erdhën nga Greqia, si për Belerin dhe për rivalin e tij. Nëse kur ishte pandemia, Rama bllokoi kufirin, dhe sot nuk mund ta bënte. Ditën e parë që jam takuar me z. Beleri për të diskutuar për fushatën, i kam thënë; sa më shumë të hedhë baltë Tirana për ju, aq më shumë ndaj jush do të shtohen vota. Ndaj tij janë hedhur gënjeshtra. Ai është dënuar për një konflikt në një qendër votimi. Drejtësia e z. Nano asokohe e dënoi. Ai është demokrat. Nëse z. Beleri ka pasur kaq shumë probleme që hidhen mbi të, pse nuk e kanë ndaluar prej kaq kohësh. Ai është sipërmarrës atje, njeri i lirë. Edhe sikur ta dinim që do të arrestohej, nuk kishim asnjë mjet që ta mbronim. Ne presionin dhe kërcënimet gjatë fushatës i kemi përballuar. Edhe unë kam pasur kërcënime, deri te personale. Këto kërcënime nuk i kam bërë kurrë publike pasi nuk i kam marrë seriozisht. Bëheshin nga familjarë, apo biznesmenë që kishin përfituar tendera korruptive në Himarë. Është e njohur në fushatë një mekanizëm i tillë, dhe s’i jepnim rëndësinë e duhur se ishim të bindur që do të fitonim. Arrestimi i Belerit nuk e ngushtoi pak fitoren. Ne dy ditët e fundit patëm rrjedhje në vota. E kishim kuptuar se do të fitonim.

Bashkia e Himarës ka 21 fshatra. Nuk është e vështirë që të dish se sa vota ke ti. Z. Beleri është personi i fundit që sot duhet të jetë pas hekurave. Arrestimi i z. Beleri ishte i përgatitur. Në takimin e fundit, ne ishim në Lukovë dhe arrestimi ndodhi pas 4 orësh. Ika drejt Sarandës dhe në fakt nuk e takova më se u arrestua. Edhe arrestimi i tij është i jashtëligjshëm, sepse ai ose është në kushte flagrante ose dyshohet”, tha ai.

Etiketa: Edi Ramafredi beleri

Lajme të lidhura

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
Para
Bashkojnë votat/ Dyfishim pagash për deputetët dhe ministrat

Bashkojnë votat/ Dyfishim pagash për deputetët dhe ministrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com