Mbahet në Tiranë Konferenca e lidershipit Ballkanik, ku këshillat e ambasadorëve të paqes dhe anëtarët e Klubit të Podgoricës drejtuar ndaj liderëve aktualë, është vizioni, respektimi i territoreve dhe sytë nga e ardhmja, pa mëritë e të shkuarës. Gjithashtu, po të dielën e 21 nëntorit, u inaugurua për herë të parë, Ambasada e Paqes në Ballkan, e ndërtuar nga Federata e Paqes Universale.
Diskutimet për nja Ballkan të hapur si ofertë ekonomike dhe mundësitë e bashkëjetesës pa mëritë e të shkuarës janë diskutuar në konferencën e lidershipit me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Federate e Paqes Universale, me pjesëmarrjen e Klubut të Podgoricës. Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, njëherazi edhe Kryetari i Këshillit për Paqen në Ballkan u shpreh se liderët aktuale duhet të kenë vizion për të ardhmen, pavarësisht problemeve të brendshme që kemi.
“Siç e dimë, aspirata e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian dhe unë e kam shprehur edhe më parë që Bashkimi Evropian duhet patjetër t’i hapë negociatat. Ne jemi të vetëdijshëm se, përveç detyrave të shtëpisë dhe problemeve që ka secili vend brenda vetes, ne na mungon bashkëpunimi në nivelin e duhur në rajon, dhe së fundmi tensionet sa po vijnë e po rriten. Edhe një herë dua ta theksoj se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërgjegjësohen për gabimet e të kaluarës dhe të marrim përgjegjësi për to, si shtete dhe udhëheqës, duke treguar lidership kurajoz dhe vizionar”, u shpreh Moisiu.
Filip Vujanović, ish President i Malit të Zi njëherazi edhe President i Klubit të Podgoricës u shpreh: “Nuk kemi qenë në atë kohë të lidhur me njëri-tjetrin, por as tani. Po merremi me njëri- tjetrin, kush ka të drejtë dhe kush jo. Çdo shtet në Ballkanin Perëndimor e sheh historinë sipas mendimit të vet dhe shpreh sipas mendimit të vet”.
Ndërsa më o drejtpërdrejtë është shprehur i presidenti i Kroacisë Stepan Mesić, për mungesën e demokracisë në vendet e Ballkanit perëndimor.
“Duhet ta prishim kuadrin e miteve mbizotëruese për tregun e lirë si një mekanizëm që zgjidh të gjitha problemet, për kapitalizmin neoliberal si një sistem i vendosur për të gjitha kohërat, një sistem që nuk është dhe nuk mund të jetë edhe më i mirë. Duhet të kalojmë edhe kuadrin e mitit të tipit perëndimor të demokracisë si më e mira dhe e përshtatshmja për t’ua imponuar, nëse është e nevojshme me dhunë, kombeve dhe shteteve që kanë zgjedhur rrugën e tyre të ndryshme, në përputhje me nevojat dhe specifikat e tyre. Dhe ne duhet që, me energji të jashtëzakonshme dhe pa më të voglin hezitim, të kundërshtojmë revizionizmin historik. Ne duhet të luftojmë për “të drejtën e qytetarisë” për fakte të padiskutueshme, i pëlqen apo jo dikujt, dhe duhet t’i japim fund thirrjes hipokrite për lirinë e fjalës dhe shprehjes si maskim për të promovuar idetë dhe botëkuptimet që sollën persekutim, vuajtje dhe vdekje për dhjetëra miliona njerëz në shekullin e 20-të, si në kampe ashtu edhe në frontet e luftës. Ne duhet t’i japim fund interpretimit ndaj të cilit disa anojnë pas llogaritjeve, dhe disa prej injorancës dhe keqkuptimit se demokracia nuk është gjë tjetër veçse anarki, që duke mbrojtur të drejtën e zgjedhjes të mundemi të rrezikojë interesin e përgjithshëm të gjithkujt, pa u ndëshkuar. Sepse, ajo shumicë, fatkeqësisht shpeshherë hesht, duke menduar për veten dhe të tjerët. Ndërsa ata që tundin flamurin e të drejtës së tyre për të zgjedhur mendojnë vetëm për veten e tyre”.
Në kërkesën për demokraci të brendshme dhe njohje të vizatimeve të hartave ka qenë edhe ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku. Me tone të qarta ai u shpreh: “Kemi mbaruar luftimet. Kemi përfunduar rivizatimin e hartave. Kemi përfunduar krijimin e vendeve të reja. Por ne nuk kemi përfunduar ndërtimin e një demokracie stabile dhe të qëndrueshme. Disa njerëz në vendet tona presin shpërblimet e lirisë dhe kapitalizmit përpara se të kenë përmbushur përgjegjësitë e tyre. Të gjithë i kemi parë problemet e korrupsionit. Problemet e mungesës së investimeve në arsim. Problemet e gjykatave të cilave qytetarët tanë nuk i besojnë. Në shumë vende kemi zyra qeveritare të shekullit të 21-të dhe ndërtesa shkollash të shekullit të 19-të”.
Më tej Çeku ngre gishtin e përgjegjësisë ndaj të gjithëve.
“Dhe ne nuk kemi përfunduar ndërtimin e një rajoni bashkëpunues. Ne e dimë se si duket rajoni. Por ne nuk e kemi bërë atë të funksionojë, dhe të punojmë së bashku. Komuniteti ndërkombëtar ka humbur interesin. Bashkimi Evropian po shikon nga brenda. Aktorë të tjerë ndërhyjnë në rajonin tonë vetëm për interesat e tyre, apo për të trazuar telashet mes nesh. Nuk mund të presim për të huajt. Sa më gjatë të presim që dikush t’i zgjidhë problemet tona, aq më gjatë do të presim anëtarësimin në BE”, është shprehur Çeku.
Në koherencën e lidershipit Ballkanit, u nënshkrua edhe memorandum i bashkëpunimit mes Federatës së paqes Universale dhe Klubit të Podgoricës. Ku pas memorandumit u bë dhe ceremonia e inaugurimit të ambasadës të parë për paqe në Ballkan, e cila siç u shpreh edhe Alfred Moisiu, kjo ambasadë do të jetë qendër e aktiviteteve të paqes në Shqipëri dhe Ballkan, për te promovuar vlerat e familjes lidershipit dhe qeverisjes së mirë, trajnimit të të rinjve, për të kontribuar sa më shumë në miqësinë mes popujve të rajonit dhe më gjerë.
Kjo ambasadë është ndërtuar nga Federata e Paqes Universale e themeluar nga Reverend San Mjang Mun dhe bashkëshortja e tij Hak Xha han Mun.
Discussion about this post