Rasti i thirrjeve raciste ndaj futbollistit të Real Madrid, brazilianit Vinicius Jr. gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid, vazhdon të jetë një temë e nxehtë, në botën e futbollit.
Shumë personazhe të këtij sporti e jo vetëm, kanë dhënë mendimet e tyre, duke dënuar ashpër atë që tifozët e Valencias, bënë ndaj futbollistit të klubit mbretëror.
E fundit që është shprehur në lidhje me këtë çështje, është e bija e një legjende të futbollit botëror. Kelly Nascimento, një nga vajzat e të paharruarit Pele, ka deklaruar se FIFA, duhet të veprojë më me vendosmëri në luftën ndaj racizmit, duke theksuar se do ishte një gjeste i bukur edhe në nder të babait të saj:
“Në ditën e funeralit të babait tim, presidenti i FIFA-s, Infantino më tha se do t’i kërkojë çdo vendi në botë të emërojë një stadium me emrin e babait tim. Unë mendoj se kjo është e bukur.
Megjithatë, sa më e fuqishme do të ishte nëse trashëgimia e babait tim nuk do të ishte një emër stadiumi, por një lëvizje kundër racizmit?
Veprim i vërtetë kundër racizmit. E cila nuk e lejon një Vinicius Jr. sot të kalojë atë që kaloi babai im në 1958.”- deklaroi Kelly Nascimento./m.b /gijotina.com
Discussion about this post