GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

14 Maji, Agron Duka: PAA njeh zgjedhjet, rezultati ishte i pakontestueshëm

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agron Duka: Igli Cara s’kishte kundër Sakon, por gjithë qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër pretendimit të Berishës dhe Metës të cilët akuzojnë qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Duka tha se e njeh rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe shtoi se duke parë rezultatin e thellë të fitores së PS-së është e pamundur të kontestohet rezultati dhe të pretendohet për manipulim zgjedhjesh.

Sipas Dukës, duhet të ketë denoncime për shitblerjen e votave por shtoi se rezultati final nuk do të ndikohej si në rastin e bashkive të Shkodrës, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ku kandidatët e opozitës fituan bindshëm.

“Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur.  Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që cuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore.

Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund shitblerja e votave në Shqipëri. Nuk mendoj se rezultati final mund të ndikohej në ndonjë nga këto bashki. Propaganda dhe mënyra e të bërit propagandë nga kryeministri ka qenë aftësi e tij”- u shpreh Duka.

Agron Duke folur për bashki ku koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryebashkiakë, kreu i PAA tha se mund të ketë pretendime për Belshin dhe Rrogozhinën ku diferenca e votave ka qenë tepër e ngushtë.

“Të them unë nuk njoh zgjedhjet do thotë nuk njoh rezultatet dhe nuk hyj në këshillat bashkiakë. Por ne i pranojmë dhe do hyjmë në parlamentet vendore. Nëse bëjmë analizë për kandidatët për kryebashkiakë, mendoj se ka ndonjë rast ku mund të dyshohet se rezultati është ndryshuar në mënyrë trë njëanshme dhe abuzuese si rasti i Rrogozhinës dhe Belshi. Në Rrogozhinë edhe nga burgu u bënë ndryshime rezultate. Këtu duhen parë ankesat që do vijnë nga BF sepse kandidatët kanë qenë të tyre”- shtoi Duka.

Etiketa: Agron DukaKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës
Aktualitet

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

11:09 - 31/07/26
SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë
Aktualitet

SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

11:01 - 31/07/26
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26
Para
Senatorët amerikanë vizitojnë Tiranën: SHBA-ja s’ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

Senatorët amerikanë vizitojnë Tiranën: SHBA-ja s'ka mik më të mirë në botë se Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri në Shkozet/ Arrestohet 38-vjeçari
Aktualitet

Zjarri në Shkozet/ Arrestohet 38-vjeçari

11:17 - 31/07/26

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili akuzohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu dje një magazinë...

Lexo më shumë
Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

11:09 - 31/07/26
SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

11:01 - 31/07/26
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com