GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Shpërthim pranë Pentagonit” – Fotografia e rreme që tronditi bursat

22:05 - 23/05/23
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shpërthim pranë Pentagonit” – Fotografia e rreme që tronditi bursat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fotografi e rreme, e krijuar nga inteligjenca artificiale, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale të hënën, me pretendimin se kishte ndodhur një shpërthim pranë Pentagonit. Postimet në rrjetet sociale shkaktuan edhe një tronditje të shkurtër në tregun e aksioneve, ndërsa autoritetet nxituan të sqaronin se nuk kishte ndodhur asnjë shpërthim dhe se fotografia ishte e rreme.

Por pavarësisht kësaj, fotografia me pretendimin se pranë Pentagonit kishte ndodhur një shpërthim u shpërnda edhe nga media duke përfshirë RT, një kompani mediatike e mbështetur nga qeveria ruse e njohur më parë si “Russia Today”.

Screenshot AFP, Fake Pentagon explosion image

Po ashtu kjo fotografi u shpërnda edhe nga një profil në Twitter, që mban shenjën blu të verifikimit të kompanisë së medias sociale dhe që pretendonte në mënyrë të rreme se ishte e lidhur me agjencinë e lajmeve “Bloomberg”. Përhapja e shpejtë e imazhit bëri që Departamenti i Zjarrfikësve i qarkut Arlington, në shtetin e Virxhinias, pranë Pentagonit, të përdorte mediat sociale për të rrëzuar lajmet e rreme.

“Nuk ka asnjë shpërthim apo incident pranë ndërtesës së Pentagonit dhe nuk ka asnjë rrezik për publikun”, theksohej në një njoftim në rrjetin social Twitter të zjarrfikësve të qarkut të Arlingtonit.

Ekspertët e dezinformimit thonë se fotografia e rreme ka të ngjarë të jetë krijuar duke përdorur programe të inteligjencës artificiale, të cilat japin pamje gjithnjë e më realiste, por shpesh herë me të meta. Sa i përket kësaj fotografie, ekspertët thonë se kishte mospërputhje me ndërtesën reale, gardhin rrethues, si dhe element të tjerë.

“Konkretisht, bari dhe betoni ‘shkrihen’ me njëri-tjetrin, gardhi është i parregullt, ka një shtyllë të zezë të çuditshme që del nga pjesa e përparme e trotuarit, por gjithashtu edhe pjesë të gardhit. Dritaret në ndërtesë nuk janë në përputhje me fotot e Pentagonit që mund t’i gjeni në internet”, thotë Hany Farid, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë. Chirag Shah, një tjetër ekspert, paralajëron se zbulimi i falsifikimeve nuk do të jetë gjithmonë kaq i dukshëm. /VOA

Etiketa: bursapentagonSHBA

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Momenti i vështirë i Juves, Elkann: Lojtarët të tregojnë se meritojnë…

Momenti i vështirë i Juves, Elkann: Lojtarët të tregojnë se meritojnë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com