GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

The Guardian: Putin në prag të arrestimit, roli i SHBA-së

10:31 - 24/05/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
The Guardian: Putin në prag të arrestimit, roli i SHBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fushatë e re që bën thirrje që presidenti rus, Vladimir Putin, të gjykohet për krime lufte, përfaqëson një përshkallëzim të kërkesës për drejtësi për popullin e Ukrainës. Tashmë 2 milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion, i cili kërkon ngritjen e aktakuzës ndaj Putinit.

Teksa po afrohet samiti i vendeve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që do të mbahet në Johannesburg në muajin gusht, më shumë se gjysmë milion njerëz kanë bërë thirrje që autoritetet e Afrikës së Jugut ta fusin atë në burg nëse shkon në vendin e tyre.

Ky presion publik vjen pasi udhëheqësit evropianë që u takuan së fundmi në Reykjavík, kanë shtuar thirrjen e tyre për ndërmarrjen e veprime të koordinuara ndërqeveritare për të gjetur një mënyrë për të ndëshkuar Putinin për krimet e tij në Ukrainë.

Aktakuza e fundit e liderit rus nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP) për mbikëqyrjen e procesit të rrëmbimit të fëmijëve ukrainas dhe çuarjen e tyre në Rusi, është arsyeja pse ai tani mund të arrestohet në territorin e çdo vendi, që është nënshkrues i statuteve të tij themeltare.

Që nga ajo kohë, Rusia është hakmarrë duke lëshuar një urdhër-arresti për prokurorin britanik të GJNP-së, Karim Khan, në mesin e një përballjeje në rritje midis Rusisë dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës.

Rusia mbetet e bindur se Putin do të marrë pjesë personalisht në samitin e BRICS. Por një komision i posaçëm qeveritar i krijuar nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka arritur në përfundimin se prania e Putinit do të shkelte jo vetëm ligjin ndërkombëtar, por edhe ligjet e Afrikës së Jugut.

Për këtë arsye ai po e këshillon Vladimir Putinin që të mos marrë pjesë në samit. Veprimi i Afrikës së Jugut është shumë i rëndësishëm, sepse në prill organi suprem vendimmarrës i Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) në pushtet, ishte ankuar për “zbatimin në mënyrë të pabarabartë dhe shpeshherë selektiv të ligjit ndërkombëtar”.

Ramaphosa deklaroi se ANC kishte vendosur ta tërhiqte Afrikën e Jugut nga anëtarësimi në këtë gjykatë, megjithëse më vonë u sqarua si një “gabim i bërë në një koment”, dhe u konfirmua se Afrika e Jugut do të respektonte detyrimet e saj.

Fushata për të arrestuar presidentin rus, vjen në një moment të rëndësishëm të luftës, kur trupat ukrainase janë gati për të përparuar ndjeshëm në front, nëpërmjet një ofensivë pranverore të projektuar për të rimarrë kontrollin e urës që të çon në Krime.

Drejtimi i një fushate me moton ”Arrestoni Putinin”, së bashku me këtë kundërsulm ushtarak, përbën një presion shtesë mbi udhëheqësin rus dhe shpurën e tij, të cilët tani e dinë se janë persona non grata në shumicën e kontinenteve të botës, dhe mund të arrestohen nëse udhëtojnë jashtë Rusisë.

Siç e ka argumentuar më të drejtë fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, ukrainasja Oleksandra Matviichuk, kjo mund t’i bëjë gjeneralët e Putinit të mendohen dy herë para se të ndjekin urdhrat e ardhshëm për të kryer krime lufte.

Në fillim të këtij viti, hetuesit e GJNP-së përpiluan dosjet me grupin e parë të provave që justifikonin arrestimet, duke konfirmuar se Rusia kishte rrëmbyer mijëra fëmijë ukrainas.

Por ky është vetëm fillimi, sepse akuza të tjera do të pasojnë.

Përdhunimet, torturat, gjymtimet dhe bombardimet pa dallim të civilëve të pafajshëm, janë ndër krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që janë tashmë nën hetim. Pyetja është se cila akuzë ka më shumë gjasa të ketë sukses në sigurimin e dënimeve.

Provat për krimet e luftës duhet të grumbullohen në një mënyrë të tillë, që ta lidhin drejtpërdrejt Putinin me aktet e brutalitetit, dhe kjo përfshin një punë të detajuar hetimore që mund të marrë vite. Megjithatë, akuza për agresion është e vërtetueshme, duke iu referuar provave të qarta të vendimeve të marra për pushtimin e territorit ukrainas.

Ndërsa gjykata të ndryshme nuk kanë fuqinë  ta akuzojë Putinin për këtë krim themelor, këtë mund ta bëjë fare mirë një gjykatë speciale, sipas modelit të gjykatës së ngritur dikur në Nuremberg për të gjykuar kriminelët nazistë të luftës.

Këtë javë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit të Evropës për të intensifikuar thirrjen e saj për ngritjen e një “gjykate të përkushtuar për të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer krimin e agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Ajo përmendi 2 opsione:një gjykatë të bazuar tek një traktat shumëpalësh, sipas të cilit një grup vendesh si Këshilli i Evropës bien dakord të veprojnë në unison; ose një gjykatë hibride e posaçme, e themeluar si mbi akuzën e Ukrainës për krimin e agresionit, ashtu edhe mbi ligjin ndërkombëtar.

Një gjykatë e tillë, e cila do të pësonte vendosjen e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mund të mandatohet nga shumica e votave të 193 anëtarëve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, që mund ta akuzojë Putinin për planifikimin e pushtimit të Ukrainës duke filluar që nga viti 2014, kur trupat e tij hynë në Krime.

Çfarëdo që të ndodhë, muaji gusht do të përfaqësojë në këtë aspekt një pikë kthese. Ose Putin do të marrë pjesë në samitin e vendeve të BRICS, duke rrezikuar arrestimin, ose duke qëndruar larg ai do të tregojë hapur frikën e tij nga arrestimi. Cilido qoftë rezultati, do të kalohet një vijë.

Faza tjetër e fushatës për ta vendosur Putinin pas hekurave, do të kërkojë më pas angazhimin e parë të SHBA-së në këtë çështje. Joe Biden, ka thënë se është në favor të arrestimit të Vladimir Putinit, por SHBA-ja i shmanget ende krijimit të një gjykate speciale. Ne duhet t’u kujtojmë amerikanëve se nuk mjafton që të kemi qëllime:ne duhet të dëshirojmë edhe gjetjen e mjeteve për arritjen e tyre.

Nga Gordon Brown “The Guardian”

Etiketa: BurgPutin

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Vihet në pranga shqiptari, pjesë e bandës në Greqi

Kapet i armatosur 38 vjeçari shqiptar në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com