GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama batuta me Safet Gjicin: Po sillet si kalë karroce

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama batuta me Safet Gjicin: Po sillet si kalë karroce
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falënderimeve në Bashkinë e Kukësit. Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i kujtoi kreut të qeverisë kontratën e premtuar për qytetarët e Kukësit në këmbim të mandatit të radhës.

“Kësaj radhe kanë votuar me mendje dhe jam mirënjohës për secilin prej jush. Kur kryeministri më ka kërkuar të vij në Kukës një gjë ka qenë e rëndësishme dhe prekëse për mua, Safet duhet të lësh punët e tua dhe të bëjmë Kukësin.

Ne jemi këtu për punë, kali i punës ja ku jam, për politikë Pandi, tani tjetrën e di vetë, Ajo kontrata unë kryeministër duhet me e realizuar për Kukësin dhe kuksianët që kanë votuar në radhë të parë për veten e vet. Ne na ka rënë puna për të mbyllur këto investime se të gjithë kërkesat që banorët e njësive dhe qytetarët kuksianë kanë i kemi pasqyruar në kontratë. Duhet t’i realizojmë se ia kemi borxh. Unë këtu do jem natë ditë për t’i realizuar bashkë me gjigandin tonë, kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Gjici.

Rama u shpreh se kur është shkruar kontrata e Safetit, socialistët nuk e kishin menduar se do të fitonin edhe Tropojën dhe sot prioritet është kjo bashki. Ai tregoi se kur i ka thënë Pandeli Majkos se do shkonte si drejtues politik në Kukës, ai e ka parë sikur po e dërgonte në internim.

“Kontrata e Safetit ka një problem se është shkruar dhe është shpërndarë kur nuk mendonim se do të fitonim edhe Tropojën. Nuk po shkoj në Shkodër dhe Kamzë, nuk dua të ul fitoren e Kukësit dhe rëndësinë e fitores tënde por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët nuk të çojnë në Kukës por në Tropojë. Më mirë të del se këta të Tropojës duan me dal fare nga kufijtë duan me dal në Plavë dhe Guci.

Kanë punuar shumë mirë patronazhistët dhe aktivistët që dua t’i falenderoj, janë bërthama më e re e organizimit tonë. Unë mendoj që një rol të veçantë në këtë qark ka pasur edhe Pandi. Dua ta falenderoj dhe dua t’i kujtoj që kur unë i kam thënë që ti do shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim. Nuk foli, në darke më çon mesazh: Seriozisht e ke ti?! Isha i bindur që Pandi do krijonte një sinergji dhe një atmosferë pozitive. Si thotë Safeti, Pandi është politikë, unë jam kalë pune., Megjithëse po sillet si kalë karroce, se thonë kali jam, karrocën e kam dhe më thotë mua ngarkoje ti, se kali me karrocën bosh nuk i duhet njeriu”, u shpreh Rama.

Etiketa: batutaRamaSafet Gjicin

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Greqi, emërohet Kryeministri i përkohshëm

Greqi, emërohet Kryeministri i përkohshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve
Aktualitet

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

10:13 - 04/10/26

Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte mbërritur në terren...

Lexo më shumë
I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

09:58 - 04/10/26
Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:28 - 04/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

09:00 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com