GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua me Laert Haxhiun, kush është 22-vjeçari Firdeus Berberi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua me Laert Haxhiun, kush është 22-vjeçari Firdeus Berberi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e 22-vjeçarit Firdeus Berberi, nga Pogradeci, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se ai u kap në shoqërinë e Laert Haxhiut, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

“Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë”, njoftoi Policia.

Ndaj Berberit është caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në 25 prill të 2022, Berberi, bashkë me një tjetër person, ka plagosur me thikë në kokë dhe me një plumb pistolete në këmbë, 23-vjeçarin J.M .

Historia e konfliktit mes të rinjve ishte paraprirë nga një konflikt mes familjarëve të autorëve të dyshuar dhe personit që mbeti i plagosur. Konflikti precipitoi në qëllimin me armë ndaj një hoteli në Pogradec, në kulmin e sezonit turistik.

Gjithashtu Firdeus Berberi, i kapur në shoqërinë e Laert Haxhiut, ishte përfshirë edhe në një tjetër incident, teksa po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ që përcakton se ne kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet e njerëzve dhe hapja e lokaleve.

Arrestimi i tij erdhi pas ankese nga ana fqinjëve. Në atë kohë 19 vjeç, Berberi, shoqërua në komisariat së bashku me dy miqtë e tij, por Gjykata la në fuqi vetëm “akuzën kundërshtim ndaj policit”, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg për 19 vjeçarin kurse për miqtë e tij “arrest shtëpie”.

Etiketa: Arrestimfirdeus berberiPolicia

Lajme të lidhura

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Para
8 ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

8 ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26

Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza fillestare ndaj së cilës, një vit më...

Lexo më shumë
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com