GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hovenier: Asociacioni, i domosdoshëm për Kosovën nëse do të…

22:28 - 24/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hovenier: Asociacioni, i domosdoshëm për Kosovën nëse do të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrë urgjente e Kosovës.

Hovenier tha se Asociacioni është element thelbësor në marrëveshjen për normalizim të raporteve me Serbinë, dhe si i tillë duhet zbatuar për të siguruar anëtarësimin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Kosova është zotuar në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë publikisht për një kohë të gjatë dhe presim të bëhet dhe tani është më urgjente dhe në kohë sepse është një element fondamental i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe me Marrëveshjen e Brukselit por edhe kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Hovenier në RTV 21.

“Ne duam ta shohim atë të ketë ecur përpara dhe atë urgjentisht dhe mendojmë se është koha tani. Jo sepse ne po provojmë të krijojmë probleme për Kosovën por në të kundërtën. Ne e kemi thënë shumë qartë se rruga e Kosovës për ta përmbushur vizionin e saj si një shtet i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes bazë dhe aneksit. Dhe kjo nënkupton se detyra urgjente për Kosovës është që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai.

Kur u pyet për presionin që po i bëhet Kosovës për ta themeluar Asociacionin, Hovenier tha se ShBA ka vetëm qëllime të mira dhe se duan ta shohin Kosovën si shtet “shumëkombësh, sovran, i pavarur dhe demokratik”.

I njëjti shtoi se nuk është presion, por inkurajim.

“Merrni parasysh këshillat tona më të mira. Dëshirën tonë për të ndihmuar Kosovën të krijojë kushtet për të arritur këtë vizion të përbashkët”, u shpreh Hovenier.

Ai tha se ShBA e mirëpret draft-vizionin e kryeministrit Kurti për Asociacionin, por shtoi se tash duhet hyrë në çështjet praktike të hartimit të statutit që vë në zbatim këtë vizion.

“Deri në këtë kohë nuk kam parë më shumë, në kuptimin e një teksti specifik, nga ajo që është bërë publike”.

“Jam në dijeni se Ekipi Menaxhues ka paraqitur propozim në tavolinë, jam në dijeni se shumë veta kanë vlerësuar se ky propozim i Ekipit Menaxhues shkon përtej kësaj kornize apo kufizimeve që i përshkruajta.

Në rregull. Marrëveshja e Brukselit e përshkruan se ekipi menaxhues e bën këtë punë dhe e paraqet propozimin në tavolinë, por Marrëveshja e Brukselit gjithashtu kërkon që palët pastaj e diskutojnë dhe e negociojnë atë”, tha ambasadori amerikan.

Etiketa: asociacionihovenierKosova

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Para
Manjani: Basha është i padëshiruar, nuk ka parime

Rikthimi i Bashës, Manjani: Legjenda e gjumit, na qelbe o na qelbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com