GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si përfitoi 570 mijë euro duke mashtruar 30-vjeçarja, Mirela Deraj

11:52 - 25/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si përfitoi 570 mijë euro duke mashtruar 30-vjeçarja, Mirela Deraj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga dosja hetimore për mashtruesen 30 vjeçare Milena Deraj, që u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës. Ajo akuzohet se ka marre 570 mijë euro për dy raste mashtrimi.

Deraj  mashtroi shoqen e saj Elira Shyti duke i thënë se paratë që do i merrte asaj do i investonte në bono thesari.

Sipas Shytit, ajo i ka dhënë në total shumën prej 225 mijë eurosh. Shumat e parave janë dhënë në 2 transaksione bankare në një bankë të nivelit të dytë. Herën e parë 47 mijë euro dhe transaksioni i dytë prej 20 mijë euro.

Pjesa tjetër e parave janë dhënë dorazi, teksa Milena Derja shkonte i merrte në shtëpinë e shoqes së saj. Sipas dëshmisë së Shytit, shumat e parave dorazi i ka dhënë në vlerat 10, 20 dhe 30 mijë euro, shuma që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit.

Pasi Shyti ka kuptuar se po mashtrohej, e ka bindur Milena Derajn për të bërë një deklaratë noteriale që të kishte një dokument për shumën totale të borxhit prej 225 mijë euro.

Shyti ka deklaruar se ka takuar edhe burrin e Milenës, Genci Deraj, që sipas saj punon në Kryeministri. Ky i fundit e ka garantuar që do t’i kthenin të gjitha lekët, madje edhe fitimin.

Ndërsa për rastin e Ferracakëve në Shkodër ka qenë vetë Elira Shyti që ka prezantuar Milena Derajn me një person tjetër të njohur të familjes, Afërdita Ferracaku. Pas takimit të parë, 30 vjeçarja Deraj ka bindur Ferracakun se njeh një avokat të mirë për t’i lehtësuar pozitat në gjykatë Hasan, Shyqyri dhe Abedin Ferracakut. Pas disa ditësh, sipas 30 vjeçares, avokati u ka thënë se me provat e mbledhura nga prokuroria në Shkodër të akuzuarit nuk mund të lirohen nga burgu, por me dhënien e 340 mijë eurove, shpëtonin nga burgimi i përjetshëm, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Pasi është rënë dakord për dhënien e parave, familja Ferracaku e ka mbledhur shumën për 6 muaj dhe ia ka dhënë Milenës në 3 takime të ndryshme.

Sipas dosjes hetimore, herën e parë takimin e kanë bërë tek lulishtja “1 Maji” dhe është dhënë shuma 80 mijë euro, të dytën po në të njëjtin vend 70 mijë euro, ndërsa herën e tretë janë takuar pranë Bankës së Shqipërisë dhe i ka dhënë pjesën tjetër të mbetur të parave.

Sipas deklarimeve, paratë janë dorëzuar nga vetë Abedin Verracaku. Pasi kanë parë që kanë rënë pre e mashtrimit, në aplikacionin “Signal” Abedini i ka dërguar mesazhe kërcënuese Milenës që të mos dalë nga Shqipëria as ajo dhe as djali i saj pa paguar borxhin që u kishte.

Etiketa: derajKryesore1mashtrim euro

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Ligjvënësit i dyfishuan pagat vetes/ Ekspertja: “Harruan pensionistët”, Mjeku: “Jemi të fyer, na gënjyen”

Ligjvënësit i dyfishuan pagat vetes/ Ekspertja: “Harruan pensionistët”, Mjeku: “Jemi të fyer, na gënjyen”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com