GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Agim Xhafka 5 pyetje Kapexhiut

18:15 - 25/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Agim Xhafka 5 pyetje Kapexhiut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Xhafka

1- Në kuvend u miratua ligji për dyfishimin e rrogave të deputetëve. Beson se ata tash e tutje nuk do të vjedhin më?!

-Unë në asnjë rast të deklaratave të mia publike nuk kam menduar e nuk kam besuar se deputetët tanë vjedhin. Meazallah! Ata vetëm përfitojnë! Rrogat e majme që marrin apo ua japim ne për hiçpunët që bëjnë i kanë hallall. Nuk i thonë shaka të ngresh e të ulësh një karton. Është punë e rëndë, rraskapitëse. Prandaj shtesa e rrogës do ta ulë peshën e kartonit dhe duart delikate të deputetëve  do e kenë më të lehtë manovrimin e tyre sipas urdhërit partiak.

 

2- Edhe për ministrat u dyfishua rroga, mos vallë edhe për ta do t’më thuash që nuk vjedhin?!

-Përkundrazi, me rrogë të dyfishuar ata të mobilizuar do të dyfishojnë aftësitë e tyre profesionale, pasionin, metodat dhe stilin në rritjen e rendimentit që rezultatet t’i kenë më të mira. Do kapin çmime në rrugën e tyre drejt hajdutërisë.

 

3- A mendon se dhe Rama duhet të marrë një rrogë të majme nga që ai harxhon shumë energji me sharje, me fyerje dhe ofendime?

-Jo, nuk mendoj kështu. Rama nuk merr kurrë rrogë, merr vetëm ‘Fitime’ dhe përsa i takon fyerjeve, sharjeve e ofendimeve ai këto i bën falas,pa harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Përdor fonde nga edukata qeveritare dhe personale.

 

4- Përse qeveria ngre çmimet dhe nuk u ngre pagat pensionistëve? Mos vallë mbas votimeve ka ndër mend t’ua ulë?

-Pensionistët e gjorë dihet, e kanë të ulur e nuk ke ku t’ua ulësh më tepër, por qeveria të bëjë diçka. T’u ngrejë të paktën pensionin, t’i kompensojë me një ngritje që dhe ata të gëzohen e të përdorin togfjalëshin që e kanë harruar, ‘Uau, m’u ngrit dhe mua!’

 

5- Ç’mendon për suksesin e ‘non grata’-ve në këto zgjedhjet lokale?!

-Ky sukses lë të kuptosh e të besosh se votuesi  shqiptar kujton që ‘non grata’ është një titull që Amerika e jep për merita të veçanta. Ndaj i lutem Amerikës,që mos t’ia japë këtë titull Edi Ramës se do i fitojë zgjedhjet e ardhshme me  99% si Enveri motit nga që edhe ky ‘non grata’ ishte nga amerikanët deri sa vdiq e deri sa na vdiq.

Etiketa: Agim Xhafka

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Kapen me 500 gram kokainë dhe 35 mijë euro cash, arrestohen 2 shqiptarët

Kapen me 500 gram kokainë dhe 35 mijë euro cash, arrestohen 2 shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com