GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pano fiton gjyqin kundër nismës së komunitetit LGBTI: Fitore për familjet shqiptare

16:28 - 26/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastori ngre dyshime: Një mendje, plan për shpopullimin në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pastori Akil Pano ka fituar gjyqin ndaj Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili kërkonte nga pastori të heshtte ndaj agjendës se komunitetit LGBT, e cila kërkonte që ligji shqiptar të ndryshonte emërimin e prindërve “baba dhe nënë” me “Prindi 1 dhe Prindi 2″.

“Gjyqi u fitua! Sot fitoi familja! Sot fitoi Mami dhe Babi kundër Prindi 1 dhe Prindi 2.

Sot fitoi liria e Fjalës, e Ndërgjegjes dhe e Besimit!

Sot fituan të gjithë shqiptaret që besojnë në ZOT, FAMILJE & KOMB.

Lavdia i takon Zotit”, shkroi pastori Pano në një postim në rrjetet sociale, pas vendimit të Gjykatës.

Ndërsa e konsideron këtë vendim një lajm të mirë, Pano tha se shqiptarët fituan, babai dhe mamaja vijojnë që të jenë babi dhe mami, nuk më prind 1 dhe 2.

“Unë jam shpallur i pafajshëm, jam shumë mirënjohës edhe për shqiptarët e mirë që besojnë se familja është e shenjtë. Ky është lajmi që kemi për ju. Kemi marrë një gur kilometrik fitoreje për çdo babë e nënë në Shqipëri”, bëri me dije pastori Akil Pano.

Ndërsa avokati Altin Goxhaj tha se në gjyqin e sotëm është rrëzuar vendimi i Komisionerit se Pano ka nisur një fushatë keqinformimi të mbushur me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTI+, duke përdorur median, rrjetet sociale dhe mbështetjen e ndjekësve të tij. Pretendimi i tyre është rrëzuar.

“LGBT kërkon që të shkojë drejt kafshimit të Kushtetutës. Ky gjyq kishte vlerë kushtetuese. Ata donin që të shkonin drejt Kushtetutës për të hequr babën dhe nënën. Thyerja e hundës sot këtu është një fitore për lirinë e besimit për të gjithë babat dhe nënat e Shqipërisë,”-shtoi Altin Goxhaj.

Pastori Pano reagoi pas një formulari të shpërndarë në institucionet arsimore. Fillimisht ai i kërkoi Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit që të tërheqin menjëherë nga qarkullimi formularin që ishte shpërndarë nga komuniteti LGBTI. Kërkesa e LGBTI-së në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1” hapi një debat të madh. Në Shqipëri kërkesa shihej si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit pretendonin se ishte një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

 

Etiketa: familjaLGBTIPanoprind1prindi2

Lajme të lidhura

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit
Aktualitet

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

15:16 - 08/02/26
Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Para
FSHF dënon Tiranën, ja çfarë iu ndodh bardhebluve

FSHF dënon Tiranën, ja çfarë iu ndodh bardhebluve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

18:34 - 08/02/26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të...

Lexo më shumë
(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

18:27 - 08/02/26
Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

17:30 - 08/02/26
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

17:15 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com