GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mesazhet e Ramës për të vetët: Kush del nga shinat mban përgjegjësi. Kemi njerëz që na kanë turpëruar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhet e Ramës për të vetët: Kush del nga shinat mban përgjegjësi. Kemi njerëz që na kanë turpëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, Kryeministri Edi Rama duket se është komod për të thumbuar jo vetëm opozitën, por edhe të tijtë. Edhe pse pa i përmendur publikisht emrat e atyre që i kanë shkaktuar kosto Partisë Socialiste, pavarësisht se prej saj kanë marrë poste e pozicione, duket se Rama i ka përcjellë një mesazh.

Nga Durrësi ku ka vijuar turin e falenderimeve, sikundër ka pagëzuar takimet, pas zgjedhjeve të 14 majit, Kryeministri tha se ka pasur njerëz që kanë pasur në dorë drejtimin e agjencive të rëndësishme, kanë marrë gjithçka në PS dhe në fund kanë sjellë vetëm kosto për partinë.

“Kjo nuk do të thotë që ne i kemi bërë të gjithë gjërat mirë. Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqësa të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë”, u shpreh Rama.

Dhe duke vijuar tezën se përgjegjësia është individuale, Rama u shpreh se PS, që ai e cilësoi si familje të madhe, nuk do të mbajë përgjegjësi për atë që del nga shinat.

“Në fund të ditës përgjegjësia është individuale por një familje, edhe familja e vogël, edhe familja e një kompanie apo skuadre sporti, edhe familja e një partie nuk mban përgjegjësi për atë që bën një individ që del nga shinat por për mënyrën si reagon në raport me problemin. Që do të thotë merr masa dhe vetëdijësohet që ajo gjë nuk do të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim. Ne kemi shumë mësime për të nxjerrë që të mund ta meritojmë këtë besim dhe këtë mbështetje”, u shpreh Rama.

Etiketa: Kryesore1mesazhePSRama

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Largimi i Asensios, zbulohen motivet reale të lamtumirës

Largimi i Asensios, zbulohen motivet reale të lamtumirës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com