GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për mirëmbajtjen e tualeteve, Veliaj u ndan pa garë 100 mln lekë Andrea Gjikondajt dhe Zani Zogës

16:24 - 27/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për mirëmbajtjen e tualeteve, Veliaj u ndan pa garë 100 mln lekë Andrea Gjikondajt dhe Zani Zogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vërtetohen dyshimet për korrupsion që ngriti në nëntor 2022, gazeta Gijotina.com mbi tenderin e Erion Veliajt për mirëmbajtjen e tualeteve të shkollave të Tiranës. Auditimi i KLSH ka nxjerrë të njëjtin përfundim mbi tenderin 100 milionësh.

Open Data i kishte dhënë këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, për të treguar se ka risk të lart për abuzimin dhe korrupsionin me fondin. Sipas dokumenteve, për këtë projekt kishin paraqitur oferta 6 kompani, 5 nga të cilat ishin përjashtuar që në fazën e parë të shqyrtimit. U vu re se 5 firma ishin skualifikuar me justifikimin se nuk kishin dorëzuar CV dhe diplomat e punonjësve. Në fakt, sipas ligjit, bashkia si Autoritet Kontraktor duhet t’i vërë në dijeni dhe  jo t’i përjashtojë nga gara kompanitë pjesëmarrëse.

Në të njëjtin drejtim, KLSH nënvizon se “nuk janë zbatuar aktet ligjore dhe nënligjore të Ligjit për Prokurimet Publike, për hartimin e kritereve dhe vlerësimin e ofertave”.

“Kriteri i vendosur nga Bashkia, që kërkon 1 mjek në stafin e kompanisë është në kundërshtim me vendimin e qeverisë “Për aftësinë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë. Punëdhënësit e grupeve “A” dhe “B”, në zbatim të pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi, për çdo 700 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës. Ndërsa punëdhënësit e grupeve “C” dhe “D”, për çdo 1500 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës të kontraktuar nga jashtë”, argumenton audituesi i KLSH në raportin e publikuar së fundmi.

Ndërkohë, që me arsye absurde skualifikohen kompanitë nga gara, firma fituese del se nuk ka paguar taksat. Nga shqyrtimi i dokumentacionit në dosjen e paraqitur, rezulton se kompania 2Z KONSTRUKSION SHPK nuk përmbush kriterin për vërtetimet e taksave vendore për vitin 2022. Ky subjekt ka paraqitur vetëm vërtetim për likuidimin e taksave në Bashkinë Fier, ndërkohë rezulton se për vitin 2022 ka lidhur kontratë me Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike, Bashkia Tiranë. Kjo kompani nuk ka paraqitur asnjë dokument për të provuar se ka likuiduar detyrimet vendore përkatëse. Gjithashtu, kompania tjetër bashkëfituese ASI-2A CO shpk rezulton sipas ekstraktit historik të QKB, se ka krahas adresës kryesore në Fier, edhe vend ushtrim tjetër të aktivitetit në Tiranë, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë vërtetim për likuidimin e detyrimeve vendore për vitin 2022 pranë kësaj bashkie.

Kuptohet se drejtori i Lali Erit për objektet Erindi Bejko e ka porosi nga lart që t’i favorizojë dy subjektet, sepse ato janë në pronësi të biznesmenëve të privilegjuar dhe paracaktuar nëpër tendera, të Andrea Gjikondajt dhe Zani Zogës.

Situata e mbipopullimit në Tiranë ka sjellë mungesë të shkollave, ndërkohë që Erion Veliaj i harxhon paratë në tendera të tillë korruptiv. Kujtojmë se kryeqytetasit në shkelje të Kushtetutës paguajnë një taksë të përkohshme për arsimin. Kjo quhet “Taksa e përkohshme për infrastrukturën Arsimore” dhe, sipas verifikimeve që kreu Gijotina.com, për vitin 2023, familjet dhe bizneset i paguan Bashkisë Tiranë 810 miliardë lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: tualeteVeliaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Shenjat e horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në qershor

Shenjat e horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në qershor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com