GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kjo është bota e Rodrygos! Real Madrid fiton falë ‘Pelesë së ri’

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kjo është bota e Rodrygos! Real Madrid fiton falë ‘Pelesë së ri’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid ka triumfuar 2-1 në duelin përballë Sevillas, të vlefshëm për javën e 37-të të La Ligës spanjolle.

“Los Blancos” e nisën në malore takimin, si rrjedhojë dhe e mungesave në repartin e avancuar.

Në minutën e 3’, Mir dërgoi në avantazh Sevillan, duke bërë që tifozët e pranishëm në stadium të mos përmbaheshin, gjatë festës së tyre.

Djemtë e Ancelottit, duke parë rezultatet e takimeve të mëparshme në transfertë, pritej që të “humbnin busullën” por jo, sepse, në minutën e 29’, Rodrygo barazoi shifrat, duke bërë që të heshte i gjithë Ramon Sanchez-Pizjuan.

Pa emocione të tjera, ikën minutat e mbetura të pjesës së parë, me skuadrat që shkuan në pushim, me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, pritej që Sevilla të ishte më kërkuese, përballë, një Real Madridi që i ka mbyllur llogaritë me sezonin 2022-2023.

Insistimi i verbër, për të kkërkuar golin e avantazhit, bëri që Sevilla të linte hapësira në prapavijë. Këto hapësira u shfrytëzuan në maksimum nga Reali i Madridit, që në të 69-ën minutë, realizuan me anë të një kundërsulmi.

Autori i golit ishte Rodrygo da Silva Goes, i cili realizoi në mënyrë mjeshtërore, duke dribluar mbrojtësin me lehtësi dhe duke mposhtur, me një goditje kirurgjikale, portierin Bonou.

E acaruar nga ky gol, Sevilla kërkoi me çdo mënyrë, që të gjente barazimin, megjithatë mbrojtja madrilene i rezistoi goditjeve.

Në minutën e 83’, mbrojtësi i Sevillas, Acuna humbi toruan, duke kryer një ndërhyrje të rëndë, ndaj Nachos. Për arbitrin, nuk kishte dyshime, karton i kuq, me lojtarin që, tashmë rrezikon një dënim ekzemplar.

Në fund, nuk pati më histori, me kryeqytetasit që fituan tre pikët e radhës, në një kampionat që tashmë, e luajnë vetëm për detyrime të kalendarit.

Nga ana tjetër, Sevilla, duhet të përqendrojë forcat, te finalja e Europa League, përballë Romës, në mënyrë që të jenë pjesë, përsëri, e kompeticioneve europiane./m.b /gijotina.com

Etiketa: Real MadridSevilla-Real Madrid

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Me FOTO, trishtimi i madh i lojtarëve të Dortmund për humbjen e titullit

Me FOTO, trishtimi i madh i lojtarëve të Dortmund për humbjen e titullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç
Aktualitet

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 të mitur, të dyshuar si të përfshirë në një konflikt ku ka mbetur...

Lexo më shumë
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com