GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmin e tretë të deputetes socaliste Ermonela Felaj

22:22 - 29/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i KLP: Prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të transferojë në Prokurorinë e Tiranës magjistraten Alma Felaj – e afërmja e tretë e deputetes Ermonela Felaj që emërohet në këtë prokurori në katër vitet e fundit – pas bashkëshortit prokuror dhe vëllait si oficer i Policisë Gjyqësore. KLP thotë se rasti nuk përfshihet në papajtueshmërinë ambientale

Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Prokurorinë e Tiranës, ku do të fillojë ta ushtrojë funksionin nga data 5 qershor.

Prokurorja Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e tretë e saj që emërohet në Prokurorinë e Tiranës përgjatë katër viteve të fundit.

Në mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të emërojë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e Felajt, Bledar Valikaj në Prokurorinë e Tiranës, pa kaluar më parë një proces vetingu.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve.

“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ka ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë,” thuhet në nenin 8, pika 1 të ligjit.

I pyetur për transferimin e prokurores Alma Felaj, kreu i KLP-së, Alfred Balla, i cili mungonte në mbledhjen plenare të hënën, la të kuptohej se rasti në fjalë nuk bënte pjesë në rrethin e ndalimeve për shkak të papajtueshmërisë ambientale.

Balla tha se bazuar në pikën 5 të nenit 8, magjistratja Alma Felaj bashkë me kërkesën për transferim, ka paraqitur vetëdeklarimin ku deklaron se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë ambientale.

“Nuk i dimë dot gjendjet civile të OPGJ, prokurorëve,” tha Balla përmes aplikacionit Ëhatsapp. Edhe relatori i projektaktit për emërimin, Bujar Sheshi i tha BIRN se kandidatja Alma Felaj, ashtu si gjithë kandidatët e tjerë kishte paraqitur vetëdeklarim se nuk gjendej në kushtet e papajtueshmërisë ambientale në transferimin e saj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të vitit 2019, nuk e pengonin ushtrimin e detyrës së magjistratëve me lidhje krushqie, ndërsa me bashkëshortin Armando Felaj nuk mund të konsiderohej situatë e papajtueshmërisë ambientale, pasi ai është oficer i policisë gjyqësore dhe nuk e gëzon statusin e magjistratëve.

“Ligji përcakton për lidhjet e ngushta familjare për magjistratët,” tha Sheshi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se nuk mund të komentonte vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ato kompetenca që kam unë kanë të bëjnë me ndarjen organizative brenda Prokurorisë së Tiranës. Patjetër që mbajmë dhe do mbajmë parasysh dhe shmangien e konfliktit të interesit,” theksoi Çela.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment.

Alma Felaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2012, ajo e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Ndërsa bashkëshorti i saj, Armando Felaj ka punuar si jurist për një kompani private përpara se të emërohej oficer i Policisë Gjyqësore. /BIRN/

Etiketa: felajKLPKryesore1socialiste

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
A e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve? Çfarë thotë Albin Kurti

Kurti dënon dhunën gjatë takimit me QUINT-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com