GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Në 14 maj Veliaj përdori makinerinë e frikshme të blerjes së votave

18:55 - 30/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Transporti falas/ Këlliçi vjen në stadium me ‘autobusin e bardhë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, kandidat i “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, tha në studion e Syri Tv se rezultati zgjedhor nuk pasqyron realitetin në kryeqytet. Këlliçi, i cili humbi me 58 mijë vota përballë Erion Veliajt, i cili mori mandatin e 3-të si kryebashkiak, akuzoi Qeverinë dhe zyrtarët e lartë në Bashki, për intimidimin e zgjedhësve. Këlliçi tha se çdo denoncim i bërë gjatë fushatës, por edhe ato që i konsideroi si krime elektorale janë depozituar në SPAK dhe Prokurori, por organet hetimore nuk vepruan.

Gjithashtu ai pohoi se votuesve, pa asnjë njoftim, i është ndërruar qendra e votimit, gjë që përbën shkelje.

“Më njoftojnë që votuesit që prej 20 vitesh votonin te Mine Peza i kanë zhvendosur qendrën e votimit në Paskuqan”, tha Këlliçi. Gjithashtu ai u shpreh se gjatë fushatës u censurua dhe mediat nuk i dhanë kohën e nevojshme televizive.

Referuar fushatës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” tha se paraqiti një program prej 90 faqesh, ndërsa kandidati i PD-së zyrtare çdo ditë të fushatës nuk sulmonte Erion Veliajn, por akuzonte për mungesë programi Këlliçin.

“Ne duhet ti themi gjërat siç janë, duhet të bëjmë një analizë të asaj që ndodhi në strukturat dhe forumet tona, duhet të nxjerrim përgjegjësitë”, tha Këlliçi.

Këlliçi shprehu bindjen e fortë se hendeku i tij me Veliajn u thellua sa më shumë shkohej “drejt periferisë së varfër, aty ku votat blihen, ky qytetarët shantazhohen, ku ka pasur votime familjare”.

“Unë realisht besoj sot që ne flasim se ky rezultat që ka dalë në këto zgjedhje në Tiranë nuk pasqyron realitetin e qytetit të Tiranës. nuk pasqyron të vërtetën në Tiranë. Problemi ka qenë këtu dhe duhet t’i themi disa të vërteta.

Patjetër që procesi është i deformuar, është i manipuluar, qytetarët kanë qenë të intimiduar, është bërë terror ndaj administratës publike, është bërë terror ndaj punonjësve të bashkisë së Tiranës, të njëjtit që më shkruanin dhe më çonin të dhëna gjatë gjithë kohës, por po nis edhe një procesi i një analize të thellë nga anajonë.

Të intimiduar apo jo, të shantazhuar apo jo, të blerë apo jo votat, të marrë kartat (se ka dy kategori njerëzish që nuk kanë dalë – ka një pjesë që kanë qenë të zhgënjyer ose kanë menduar se nuk ia vlen të dalin sepse nuk e kthejnë dot rezultatin, po ka dhe një pjesë tjetër që i është blerë karta: i është marrë karta ditën e premte, i janë dhënë paratë dhe karta i është kthyer ditën e hënë vetëm për t’i blerë bojkotin.

Ka një sërë kategorish qytetarëve që nuk kanë dalë të votojnë, por nëse ne do kishim pasur një pjesëmarrje të lartë në votim, 50%, 55 apo 60-% do të kishte mjaftuar për ta përmbysur.

58 mijë vota diferencë, po, sepse në Tiranë ….Ja të jap një të dhënë konkrete. Në Tiranë unë kam fituar 96 kuti nga 941. Nga këto 96, 86 kuti janë fituar brenda vijës së verdhë, brenda qytetit. Në qytet, kam fituar 6 kuti në zonën e Bllokut, në njësinë nr.5, në rrugën e Elbasanit, në Pazarin e Ri, në gjysmën e “Myslym Shyrit”, në “21 Dhjetori”, në rrugicat që lidhin “Myslym Shyrin” me Rrugën e Kavajës, te një pjesë e Rrugës së Kavajës, te njesia 8, 5 Maji, shtëpitë private tek Unaza e Re, ato që pretendonte Veliaj se i kishte fituar, por janë mashtrime. Edhe 5 Maji është mashtrim, është fituar edhe fituar me 70% nga unë.

Problemi është këtu: Në 240 kuti të tjera kemi një diferencë me Veliajn deri te 20 vota  që janë të gjitha 100% në qytet të fokusuara dhe sa më shumë afrohesh në periferi, fillon dhe thellohet hendeku, diferenca midis Veliajt dhe meje dhe kur shkon pastaj në zona të thella, në Zall Herr, Kasallë, në Dritas, Krrabë, diferenca është deri në 80% pro Veliajt, kur ndërkohë hajde të ikim bashkë e realizojmë një emision nesër nëse doni, live e të pyesim çdo banor në këto zona kur e keni parë Veliajn ndonjëherë këtu në tetë vite apo kush është investimi i vetëm që ka bërë këtu.

Rezultati nuk pasqyron të vërtetën në terren, është një makineri e frikshme e blerjes së votës, e shantazhit, e dhunës,  e presionit. Shkon drejt periferisë së varfër, ku vota blihen, ku shantazhohen qytetarët, ku ka pasur votim familjar”, tha Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1TiranaVeliaj

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
‘Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës ishin vjedhur kohë më parë nga Veliaj’

‘Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës ishin vjedhur kohë më parë nga Veliaj’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com