GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Home Office” paralajmëron grevë, azilkërkuesit shqiptarë i shpëtojnë deportimit në Ruanda

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbyset varka në detin Egje, mbi 50 emigrantë të zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një paralajmërim i bërë nga stafi i Home Office dhe Forcave Kufitare në Britaninë e Madhe se do të nisin një grevë nëse u kërkohet të zbatojnë masat e ashpra të Qeverisë kundër emigracionit, mund të shpëtojë deportimin drejt Ruandës, të azilkërkuesve, përfshi edhe ata shqiptarë.

Paralajmërimi u bë nga një prej drejtuesve të sindikatës së Shërbimeve Publike dhe Tregtare, ku theksohet se anëtarët e saj mund të largohen në vend që të ndihmojnë në dërgimin e të dëbuarve në Ruanda, ose të zbatojnë masat e mara për të trajtuar numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë kanalin me gomone.

PCS, e cila ka dhjetëra mijëra anëtarë, i është bashkuar tashmë veprimeve ligjore kundër skemës së Ruandës, e nënshkruar me një kosto prej 120 milion £ për buxhetin e Britanisë së Madhe.

Prej kësaj skeme ende nuk është arritur të depërtohet asnjë emigrant për shkak të përballjes me një numër të madh sfidash ligjore.

PCS është gjithashtu kundër projektligjit të imigracionit të paligjshëm, i cili do t’i ndalojë të ardhurit me gomone të aplikojnë për të qëndruar në bazë të ligjit për skllavërinë moderne ose konvestës së të drejtave të njeriut.

Ky paralajmërim nga sindikatat vjen në një kohë kur ministrat në Britani do të nisin një fushatë reklamuese që synon drejtpërdrejt emigrantët e mundshëm për t’i penguar ata të tentojnë të hyjnë në ishull me gomone.

Reklama e mediave sociale do të shfaqet kryesisht në Shqipëri. Një reklamë tregon policinë që ndalon një emigrant, ndërsa një tjetër tregon një gomone të mbushur plot.

Të dyja kanë paralajmërime në anglisht dhe shqip se nëse shkojnë në Britani ilegalisht do të përballen me ndalim dhe deportim.

Ndërkohë, ministri i Emigracionit Robert Jenrick do të nisë një ‘tur emigracioni’, duke vizituar këtë javë Algjerinë, Tunizinë, Italinë dhe Francën.

Etiketa: azilkerkuesgrevaHome Office

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Para
E quajti ‘mosmarrëveshje territoriale’, DeSantis ftohet në Ukrainë

DeSantis, fushate agresive në tre shtete

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com