GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrës, banorët ndalojnë asfaltimin e rrugës: Të bëhen kanalizimet

12:46 - 23/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës, banorët ndalojnë asfaltimin e rrugës: Të bëhen kanalizimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e lagjes nr.13 në Durrës nuk kanë lejuar firmën fituese të tenderit që të nisë punimet për asfaltimin e rrugës në zonën e tyre. Shirat sjellin shpesh herë përmbytje të kësaj zone, ndaj sipas banorëve asfaltimi nuk është zgjidhje e problemit që ato kanë. Të revoltuar nga nisja e punimeve, banorët kanë protestuar, teksa në vendngjarja kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Ata shprehen se fillimisht duhet të bëhen kanalizimet, më pas asfaltimi i rrugës, por kjo kërkesë sipas tyre nuk është marrë parasysh nga Bashkia Durrës.

“S’jemi kundër rrugës, po duhet plan rregullues. Këta vijnë me e shtru dhe asfaltuar pa hapur kanalizime dhe ne mbytemi në ujë. Ndaj protestojmë. Rruga mban ujë dhe në behar, jo në dimër.”, thotë një banore.

Banorëve iu duhet të kujdesen vetë nga pasojat që sjell mungesa e kanalizimeve në zonën ku ato banojnë.

“Ka 20 vjet që kemi shumë problem. S’dal dot nga shtëpia se bëhet liqen. Sot kanë ardhur këta me hedh një asfalt dhe me ik. Pa kolektor kjo rruga nuk bëhet. Këtu ka një pusetë që mban gjithë rrugën e për të kujdesem vetë. Vejmë thasë rëre. Njoftova policinë që të na ndihmojë.”

Ndonëse në vendngjarje ishin prezentë forcat e policisë bashkiake dhe atyre të rendit, sërish banorët nuk lejuan firmën që të zhvillojë punimet, ndaj mjetet dhe punëtorët për shtrimin e rrugës janë detyruar të largohen.

Me një fond prej 80,5 milion lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet përmirësimi i shtresave asfaltike në 10 rrugë të qytetit të Durrësit, mes të cilave dhe kjo rrugë e plazhit e cila ka një trafik të rënduar jo vetëm gjatë sezonit turistik.

Etiketa: banoreDurreskanalizimepermbytjeprotestepunime

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Vendimi, kush është konkurrenti që lë shtëpinë e “BBV”

Dy kandidatë, kush do të hyjë sonte në BBV?

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com