GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermani, kaos në trafikun ajror për shkak të stërvitjes së NATO-s

09:30 - 31/05/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, kaos në trafikun ajror për shkak të stërvitjes së NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë stërvitjes ajrore të NATO-s trafiku ajror në Gjermani mund të ndërpritet.

Falë përgatitjeve intensive, Qeveria federale, Bundeswehri dhe industria e aviacionit shpresojnë të parandalojnë kaosin gjatë një stërvitjeje ushtarake të NATO-s në mes të qershorit. “Aktualisht nuk ka asnjë anulim fluturimi të planifikuar”, tha Arndt Schoenemann, kreu i kontrollit të trafikut ajror gjerman. Nga këndvështrimi aktual kjo nuk është e nevojshme, por mund të ndodhë në raste individuale. “Ne nuk do të jemi në gjendje të përjashtojmë vonesat.”

Mbyllja e hapësirës ajrore

Nga data 12 deri më 23 qershor,NATO planifikon të mbajë stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e kësaj aleance. Kjo ka të ngjarë të prekë shumë pasagjerë në fluturimet civile pasi tre aeroporte në Gjermani do të mbyllen plotësisht një herë në ditë për katër orë. Ekspertët presin pasoja më të mëdha veçanërisht në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin, por pjesërisht edhe në Mynih.

Në stërvitjen “Air Defender”do të angazhohen rreth 10 mijë ushtarë me 250 avionë ushtarakë, nga të cilët maksimumi 100 nga SHBA dhe 70 nga Gjermania. Planifikohen fluturime të ulëta deri në lartësinë 330 metra. Në stërvitje marrin pjesë 25 vende. Njëra hapësirë ​​ajrore është në Gjermaninë veriperëndimore dhe mbi Detin e Veriut, tjetra mbi Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore dhe Detin Baltik, dhe e treta mbi landet e Bavarisë dhe Baden-Württemberg. Duke qenë se çdo ditë në Gjermani kryhen rreth 8000 fluturime civile, pasojat për segmentin civil të fluturimeve janë të pashmangshme.

Nuk përjashtohen vonesat

Ministria federale e Transportit njoftoi se aktualisht është duke biseduar me landet në mënyrë që oraret e lejuara të ngritjes dhe uljes së avionëve gjatë këtyre dy javëve të mund të zhvendosen sipas nevojës. Siç u tha, duam të shmangim që të ketë vonesa në fluturime dhe që fluturimet të orientohen në aeroporte të tjera, gjë që do të vështirësonte udhëtimet e një numri të madh të pasagjerëve. Disa lande kanë njoftuar tashmë se do të lejojnë edhe uljet dhe ngritjet e avionëve gjatë natës, të cilat në disa vende në kushte normale nuk lejohen.

Matthias von Randow, drejtor i përgjithshëm në Shoqatën Federale të Transportit Ajror Gjerman, tha se bisedimet intensive kanë nisur që nga pranvera. “Shpresoj se asnjë fluturim i vetëm nuk do të anulohet. Por vonesat janë të mundshme”, përfundon von Randow./DW/

Etiketa: GjermaniNATOstervitje

Lajme të lidhura

Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
Fund tragjik! Mbretëresha 21-vjeçare e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë
Botë

Fund tragjik! Mbretëresha 21-vjeçare e Bukurisë humb jetën papritur në ngjarjen e rëndë

17:07 - 07/02/26
Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë
Aktualitet

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë

12:22 - 06/02/26
Para
Sot dhe nesër fshatrat e Durrësit do të jenë pa ujë

Vazhdojnë problemet e furnizimit në Durrës, sot dhe nesër pa ujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com