GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti për situatën: Ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, po zbatoj ligjin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti për situatën: Ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, po zbatoj ligjin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për tensionet në Veri, gjatë një forumi për Ballkanin Perëndimor në Sllovaki.

Kurti u shpreh se nuk mund t’i kërkojë kryetarëve të komunave të mos qëndrojnë në zyrat e tyre për sa kohë janë zgjedhur me votë.

“Ka diskutime por jo gjithmonë mund të biem dakord me diçka. Ndërtesa e komunave i përkasin Republikës së Kosovës, E kuptoj që nuk duhet të ketë shumë policisë, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesës. Për anëtarët e KFOR të plagosur ka shumë përgjegjës, por nuk ka njeri në burg. Ata që kanë bërë këto veprime duhet të shkojnë në  burg.

Të tilla krime nuk duhet të përsëriten. Duhet të kemi komunikim, Ne po e bëjmë këtë gjë sa i takon këtyre ndërtesave. Unë nuk mund të ulem në zyrën time si kryeministër dhe t’i them kryetarëve të komunave se ju nuk mund të qëndroni në zyrat tuaja. I kemi urdhëruar të gjithë njerëzit. Ministri im i Financës duhet të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët e komunave. Të ardhurat e tyre janë të vogla dhe kanë nevojë për qeverinë qendrore”, u shpreh Kurti.

Ai tha se ndërkombëtarët nuk e paralajmëruan të mos bënte zgjedhje dhe e pranuan procesin në një koncept të gjerë.

“Nëse unë do urdhëroja kryetarët e komunave të shkonin në një zyrë tjetër do ishte njësoj si të krijoja struktura paralele. Do i bashkohesha legalitetit dhe unë këtë nuk mund ta bëj. Në demokraci ligji duhet të jetë mbi politikën dhe duke bërë politikë në një pikë të caktuar bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Komuniteti ndërkombëtar në një koncept të gjerë e pranoi procesin zgjedhor dhe rezultatin e tyre. Nëse komuniteti ndërkombëtar do më kishte thënë mos bëj zgjedhjeve sepse nuk ka rrethana, atëherë do të flisnim për politikë. Tani politikisht unë po bëj atë që po bëj nga mungesa e fuqisë. Nuk ka një metodë tjetër.

Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti e i shqelmoj të gjithë jashtë garës dhe në fund i bojkotuan zgjedhjet.

Ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë fituan katër prej tyre. Ata janë kryetar me K të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të zbatohen, ata janë kryetarë.

Nuk duhet të ketë shumë policë brenda, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesave dhe ju i keni parë këta njerëz të dhunshëm duke goditur policinë, gazetarët dhe për këtë arsye anëtarë të KFOR-it janë të plagosur, por autorët nuk janë në burg.”, tha ai.

 

Etiketa: Kurtinderkombetare

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
U shkarkua katër vite më parë/ Ish-kryetari i Kushtetuese kthehet në gjykatë, këtë herë për..

SPAK kërkoi burg, Bashkim Dedja këmbëngul në pafajësinë e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com