GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi shkriu 9 gjykata/ Llagami tender për blerje makina, 3.4 mln € për sistem alarmi për gjykata që i ruan garda

14:10 - 31/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi shkriu 9 gjykata/ Llagami tender për blerje makina, 3.4 mln € për sistem alarmi për gjykata që i ruan garda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Vetëm 15 ditë pasi ndryshoi hartën gjyqësore dhe shkriu së funksionuari 9 gjykata të shkallës së parë dhe Apelit në Shqipëri, drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ndërmarë dy procedura tenderuese shumë të dyshimta.

Të dyja praktikat e lançuara nga drejtuesja e KLGJ-së, kanë lindur në datën 15 dhe 18 Maj 2023, ku qëllimi është blerja e mallrave me një vlerë financiare prej 395 milion e 900 mijë lekë të reja.

Iniciativa e Llagamit vjen në një kohë që zonja e parë e gjyqësorit, mbylli gjykatat dhe po përgatitet të “shkrijë” në 1 korrik dhe Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë.

Me shkrirjen e gjykatave në rrethe, tashmë pjesën më të madhe të shërbimeve gjyqësore, Llagami e ka përqëndruar në Tiranë.

Pavarësisht faktit se shërbimet aksesohen nga Tirana, mësohet se në cilësinë e drejtueses së KLGJ-së, Llagami në datën 18 Maj 2023 ka hapur një tender me qëllim blerjen e një flote prej 10 automjetesh.

Bëhet fjalë për 10 makina të markës “Berlina/Sedan” prodhim 2023 që synohet të blihen nga KLGJ përmes një fondi financiar prej 239 milion lekë të vjetra.

Sipas kritereve që vetë KLGJ, ka publikuar në këtë tender, automjetet duhet të jenë ngjyrë e zezë dhe në qese. Ky tender deri në këtë fazë, për blerjen e 10 automjeteve vijon të jetë i hapur.

Ndërsa afati përfundimtar për shpalljen e fituesit është përcaktuar data 5 qershor 2023. Por brenda një kohe të shkurtër, Llagami ka hapur një procedurë tjetër tenderuese, shumë herë më të madhe se ajo e blerjes së 10 makinave.

Drejtuesja e KLGJ-së, ka vendosur të shpenzojë një shifër prej 3 milion e 400 mijë euro, për të ritur sigurinë e disa gjykatave në Tiranë.

Paratë do harxhohen për blerjen e dhjetëra kamerave, sisteme alarmi, cilindrave mbrojtës dhe sistemeve të alarmit kundër zjarrit.

Tenderi rezulton të jetë hapur në datën 15 Maj, ndërsa tashmë është pezulluar nga KLGJ, për rrethana ende të paqarta. Përmes kësaj procedure me miliona euro, Llagami kërkon implementimin e një teknologjie të re në 7 gjykata.

Dhe më konkretisht në Gjykatën e Posaçme SPAK, në Gjykatën e Tiranë Dhoma Penale dhe Dhoma Civile, në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën e Apelit Administrativ, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në Gjykatën Administrative Tiranë.

Në fakt të gjitha këto gjykata në Tiranë janë të paisura me një sistem modern sigurie të kamerave dhe aksesorëve të tjerë, që parandalojnë jo vetëm vjedhjen e tyre por dhe rënien e zjarrit.

Veç aksesorëve të kamerave dhe sistemeve të alarmit që janë funksionale, kujtojmë se të gjitha gjykatat e projektuara në këtë tender, ruhen 24 orë nga punonjës të policisë.

Ndërsa Gjykata e Posaçme, monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga efektivët e Gardës së Republikës. Shërbimi i sigurisë në 7 gjykatat është funksional, por nuk kuptohet qartë qëllimi i Naureda Llagamit për të hapur këtë tender me vlërë 3.4 milion euro.

 

 

Etiketa: llaganitender

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Lideri çeçen Kadirov kërcënon Evropën Perëndimore me sulme ruse

Lideri çeçen Kadirov kërcënon Evropën Perëndimore me sulme ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com