GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ligji i ri për pronat, fatura financiare 1 mld euro/ Ja si do të kryhet kompensimi, dosjet që shqyrtohen

23:03 - 31/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i ri për pronat, fatura financiare 1 mld euro/ Ja si do të kryhet kompensimi, dosjet që shqyrtohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka sqaruar detaje mbi ndryshimet e reja në ligjin e pronave, tha se janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara që do të marrin përgjigje deri në Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Ligji i parë është vitit i 2015 por në Dhjetor 2022 Kuvendi bëri disa shtesa dhe ndryshime duke reflektuar ato që tha Gjykata Eurpiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata jonë Kushtetuese. Ligji i ri i Dhjetorit 2022 shtyn afatin e kërkesave për njohje pronësie deri në Dhjetor 2024.

Në Shkurt 2019 ishte afati edhe për trajtimin e kërkesave për njohje edhe për vlerësimin financiar të vendimeve që ishin dhënë në kohë të ndryshme. Ngelën pa shqyrtuar rreth 9000 kërkesa.

Me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci.

Ligji ka përcaktuar një afat, 31 Dhjetor 2024. Agjencia ka detyrimi ligjor të trajtojë 9 mijë dosje. Agjencia do trajtojë vetëm ato kërkesa që kanë qenë të patrajtuara ditën kur skadoi ligji, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato që ka një vendim”, tha Manja.

Sipas ministrit Manja, fatura financiare për pronat kap vlerën e 1 miliardë eurove.

“Në 2015 kur hyri në fuqi ligji ne trashëguam mbi 26 mijë vendime që ishin dhënë ndër vite por nuk kishte faturë financiare. Tani për këto 26 mijë e 300 vendime nxorrëm një faturë financiare është 101 miliard Lekë të reja, rreth 1 miliard Euro. Nga këto 20 mijë vendime agjencia ka arritur të ekzekutojë vetëm 794 vendime. Me ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro. Është fond i çdo vitshëm”, theksoi Manja.

Pjesë nga biseda:

Ulsi Manja: Ka disa ndryshime interesante ligji. Kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Nëse statusi i pronës truall rezulton i lirë, pra pronë shtet, subjektit të shpronësuar i kthehet automatikisht nëse ka truall. Bëhet fjalë pasi Agjencia e Trajtimit të Pronave ta verifikojë statusin juridik të kësaj prone, brenda asaj sipërfaqe, toka truall i shkon të parëve. Bën kërkesë tek Agjencia.

Blendi Fevziu: Po në ato toka truall që janë zënë me ndërtime publike?

Ulsi Manja: Në atë tokë që janë të zëna me ndërtime informale, apo është zonë me ndërtime publike, subjektet e shpronësuara kompensohen, fondin e marrim tek Kadastra.

Ministri Manja ka shpjeguar po ashtu edhe risinë që ka të bëjë me kompensimin e jo më pak se 10 për qind të vlerës së tokës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim.

Ulsi Manja: Një risi tjetër e ligjit që reflekton veprimet e gjykatës, kompensim jo më pak se 10 për qind të vlerës së pronës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim ka ndryshuar nga tokë arë në tokë truall. Ai e merr si të leverdisë më shumë. Diferencën nga tokë trull në arë, subjekti i shpronësuar merr jo më pak se 10 për qind të tokës së re. Për ato vendime, deri në 1,5 milionë Lekë të reja, ne i kompensojmë menjëherë.

Ministri Manja ka shpjeguar dhe format e kompensimit të pronave:

1.Kompensim fizik brenda pronës së tij

3.Kompensim financiar, jo më pak se 50 miliardë Lekë

3.Kompensim financiar me kërkesë të veçantë

4.Raste të kompensimit të veçantë financiar me vlerë deri në 1.5 milionë Lekë.

Etiketa: kompensimeKryesore1ManjaProna

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Ekskursion pa leje, bileta e transportit 6 mijë lekë më shumë për çdo fëmijë/ Drejtori i shkollës “kapet mat”

Ekskursion pa leje, bileta e transportit 6 mijë lekë më shumë për çdo fëmijë/ Drejtori i shkollës "kapet mat"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët
Breaking Views

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët

15:31 - 14/12/25

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit do...

Lexo më shumë
“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com