Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, lihet i lirë Pandeli Kokaveshi.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë të pandryshuar masën “Arrest në burg” pët Fredi Belerin, Gjykata ka lënë të lirë sot Pandeli Kokaveshin, duke i dhënë masën “Detyrim me paraqitje”.
Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua seanca për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të dy të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit në Himarë.
Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nuk është paraqitur në seancë por u përfaqësua nga avokatët e tij.
Discussion about this post