GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE-ja i bashkohet Konventës së Stambollit për luftimin e dhunës ndaj grave

20:35 - 01/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ligji i ri i BE-së revolton gjigandët e teknologjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan më 1 qershor për ta ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës, një muaj pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për t’iu bashkuar Konventës së Stambollit për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Konventa e Stambollit, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument ligjor gjithëpërfshirës që synon mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës, duke përfshirë dhunën në familje.

Duke iu bashkuar kësaj Konvente, BE-ja si dhe vendet anëtare i bashkohen “zero tolerancës” ndaj dhunës së ushtruar ndaj grave.

“Evropa është në anën e grave, për t’i mbrojtur nga dhuna. Të gjitha gratë dhe vajzat meritojnë një jetë pa dhunë, është koha për drejtësi dhe barazi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot, Bashkimi Evropian po dërgon një sinjal të fortë: ne jemi të vendosur të parandalojmë, dënojmë dhe luftojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave në të gjitha format e saj”, shtoi ajo.

Konventa u hartua nga Këshilli i Evropës në vitin 2011. Këshilli i Evropës, i cili nuk është një organ i BE-së, monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në 46 shtete anëtare.

Në maj, Parlamenti Evropian votoi në favor të anëtarësimit të BE-së në Konventën e Stambollit.

Marrëveshja nuk është ratifikuar ende në disa vende të BE-së, si Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Sllovakia. Turqia u tërhoq nga Konventa e Stambollit në Vitin 2021.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e këtij Këshilli, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë konventë më 25 shtator të vitit 2020, duke e bërë atë pjesë të Kushtetutës së Kosovës./REL

Etiketa: BEgratëkonventa e stambollit

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj
Breaking Views

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

20:16 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Para
Zelensky falënderon kryeministrin “anti-shqiptar”: Miku i vërtetë i Ukrainës

Zelensky falënderon kryeministrin “anti-shqiptar”: Miku i vërtetë i Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, është finalizuar...

Lexo më shumë
“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

20:16 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

19:57 - 26/02/26
Në Kushtetuese për video-skandalin/ Safet Gjici depoziton kërkesë për pafajësi

Në Kushtetuese për video-skandalin/ Safet Gjici depoziton kërkesë për pafajësi

19:29 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com