GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nga 26 nëntori hapen procedurat për kompensimin e pronave, kriteret dhe kategoritë përfituese

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 26 nëntori hapen procedurat për kompensimin e pronave, kriteret dhe kategoritë përfituese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar se, nga data 26 nëntor do të hapen aplikimet për të gjithë ata pronarë që iu janë prekur pronat  nga ndërtimet pa leje. Përmes një njoftimet në faqen e saj zyrtare Agjencia e Pronave tregon se,  së pari të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për të marrë pjesë në këtë proces, përmes portalit e-Albania, ku do të tregojnë të dhënat e tyre verifikuese dhe të dhënat e pronës.

“Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 26.11.2021 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të aplikojnë online në portalin e-Albania, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës”, thuhet në njoftim. ATP tregon se procesi i kompensimit vazhdon pa afat deri në momentin që kompensohen të gjithë pronarët që shpallen fitues.

Në njoftim theksohet se, subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë.

Dokumentacioni

Ndër të tjera në njoftim thuhet se, Subjekti kërkues duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP. Duhet të paraqesi dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Gjithashtu, bëhet me dije se personi që do të përfaqësojë pronarët e tjetër të pronës së përbashkët duhet të disponojë  prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.

Më tutje sqarohet se, në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Ndërkohë,  në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë.

Çdo aplikant duhet të disponojë vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.

Etiketa: kompensimkritereProna

Lajme të lidhura

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve
Aktualitet

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve

11:08 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj
Aktualitet

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Para
Pete Davidson feston ditëlindjen e 28-të në shtëpinë e Kris Jenner në Palm Springs

Nuk përmbahet Kim Kardashian, lë me shenja të dashurin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava
Botë

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari tha sot se rreth 20 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes në ujë...

Lexo më shumë
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

13:45 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş