GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Parashikohen “heronj” të rinj, Veliaj i jep Eral Myftarajt parcelën e re tek Varrezat e Dëshmorëve

13:00 - 02/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Parashikohen “heronj” të rinj, Veliaj i jep Eral Myftarajt parcelën e re tek Varrezat e Dëshmorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë Gijotina.com publikoi tenderin më të çuditshëm të Erion Veliaj, përmes të cilit “parashikonte” dëshmorë të tjerë. Përmes këtij prokurimi Veliaj do të zgjerojë parcelat e Varrezave të Dëshmorëve.

Bashkia Tiranë do të shpenzojë 234 milionë lekë për këto projekte të Veliajt, që me siguri do të shoqërohen me tituj të rinj dëshmorësh ose me transferime nga varrezat e tjera ku mund të ndodhen. Kështu, Veliaj nuk është ndalur, por ka ndjekur instinktet e tij fitimprurëse dhe ka firmosur kontratën. Sipas dokumenteve të publikuara, kontrata me fituesin është firmosur në datë 26 maj 2023 dhe ka një sërë shkeljesh ligjore.

Së pari, vërejmë se ky prokurim është shënjuar me “Flamur të Kuq” nga Open Data Albania. Për shkak se Veliaj ka bërë skualifikimin e të gjithë operatorëve në fazën e parë dhe ka lënë vetëm ofertën e firmës “METEO”.SH.p.k, në pronësi të Eral Myftarajt.  Firmat e tjera kanë paraqitur oferta me vlerë 170 milionë dhe 180 milionë lekë. Konkretisht, oferta e skualifikuar është 28 milionë lekë më lirë se ajo e fituesit.

Por Veliaj gjithmonë shkon tek ofertat më të shtrenjta dhe pa zhvilluar garë sipas ligjit. Kështu, Veliaj ia fali tenderin Myftarajt me ofertën 215 milionë lekë.

Edhe për këtë projekt, në dukje i mbështetur në premisa imagjinare, Veliaj shkeli dy rregullat kryesore të prokurimeve publike. E gjithë kjo gjullurdi për mikun e tij Myftaraj! Ky i fundit njihet për tenderët e shumtë që përfiton nga Bashkia Tiranë. Por, skandali më i freskët është ai i përplasjes me një tjetër oligark për tenderin e druve të zjarrit

Përvetësimet e fondeve nga Eral Myftaraj

Në prill të këtij viti Myftaraj bëri një denoncim se ishte kërcënuar nga Algert Alcani është i biri i Shaqir Alcanit, një biznesmen i njohur për tenderin 1 milionë euro. Pas këtij rasti filluan hetimet për firmën Alcani shpk.

Por, shpëtoi pa u lagur firma e Myftarajt, e cila gjithashtu është e mbuluar me tendera korruptivë. Vetëm gjatë viteve të fundit, ‘Meteo’ shpk ka marrë rreth 40 tendera të dyshimtë, e vetme ose duke u bashkuar me kompani të tjera, me vlerë mbi 20 milionë euro.

Dhe në Bashkinë e Lushnjës, kjo kompani ka marrë 1 milion USD tendera të dyshimtë, tregues i shtrirjes së këtij ‘oktapodi’ të fondeve publike nga Gramshi në Tiranë.

Për mënyrën se si Eral Myftarajt ka arritur të kanalizojë në llogaritë e kompanisë së tij miliona euro nga paratë publike, herë më letra false dhe herë me gara formale, do flasim më në detaje në vijim.

Myftarajt kontrollon edhe dy kompanitë të tjera Albanian Archives me 4 punonjës, si dhe kompaninë “AL-MEXËOOD” me 28 punëtorë, e skeduar për rrafshim pyjesh. Me anë të “AL-MEXËOOD”, Eral Myftaraj ka marrë rreth 50 tendera gjithashtu në mënyrë të dyshimtë.

Ndërsa drejtorë dhe kryebashkiakë të lakuar për korrupsion firmosin tendera për kompaninë Eral Myftarajt. Ky i fundit, vazhdon të shpenzojë për udhëtime jashtë shtetit dhe rrethohet nga luksi.

 

Etiketa: Eral MyftarajErion Veliaj

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Lirimi i ish-ministrit Tahiri, avokati: Plotësonte kushtet, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore

Lirimi i ish-ministrit Tahiri, avokati: Plotësonte kushtet, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com