GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau menaxherin e VIP-ave, Apeli jep vendimin për Elsi Levendin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau menaxherin e VIP-ave, Apeli jep vendimin për Elsi Levendin

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Elsi Levendin, i shpallur fajtor për vrasjen e Jurgen Kurtit, i njohur si menaxher i personave publikë shqiptarë.

Por Levendi do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar çka do të thotë se ai do të qëndrojë në burg për 10 vjet e 8 muaj.
Mbi të rëndon akuza “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të vitit 2019 rreth orës 22:15 në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e vrasjes ndaj Levendit bazuar në prova, marrjen e dëshmive po edhe këqyrjen e kamerave te sigurisë.

Elsi Levendi, në atë kohë 22 vjeç qëlloi me 17 plumba ndaj Jurgen Kurtit, teksa ky i fundit po dilte nga palestra dhe përshëndetej me një te njohur.

Prokuroria kërkoi dënimin e Levendit me 25 vite burg, por Gjykata e dënoi me 16 vjet. Si prokuroria ashtu edhe i pandehuri kanë apeluar vendimin në Apel, ndërsa ky i fundit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Njoftimi nga Apeli

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2019, ku në rrugën “Zef Jubani” Tiranë, rreth orës 22:15, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale J.K, i akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale E.L.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.L, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.

– Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi çështja penale për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim nuk duhej të fillonte.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: apeldenimielsi levandiJurgen KurtiKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Ish-lojtari i PSG “akuzon” Asension: Ai është mercenar, mendon vetëm për…

Ish-lojtari i PSG “akuzon” Asension: Ai është mercenar, mendon vetëm për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com