Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një qytet francez me 4,000, ku një 19-vjeçar humbi jetën nga të shtënat me armë. Ndërkohë, dy persona u plagosën, mes tyre babai i viktimës. Menjëherë pas krimit autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa ngjarja e cila ndodhi pranë një shkolle nuk konsiderohet një sulm terrorist.
“Unë isha në një takim kur më thanë se kishte dy helikopterë që qarkullonin mbi Nantua, kështu që u ktheva me nxitim në komunë dhe më pas mësova se kishte pasur një problem mjaft të madh. Është një qytet ku nuk do ta prisnit këtë lloj problem”, tha Olivier Robin, nënkryetar i bashkisë së Nantua. Sipas mediave franceze në shënjestër të sulmit me armë zjarri mendohet se ishin i riu dhe babai i tij që është në gjendje të rëndë shëndetësore.
30-vjeçari qëlloi disa herë mbi ta me armë, kur ata ishin ulur në tarracën e një kafeneje në qendër të qytetit Nantua. Pas njoftimit për ngjarjen dhjetëra forca policore dhe dy helikopterë blinduan vendin, e më pas nisën hetimet për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.
“Ishte vajza ime ajo që më paralajmëroi e para, me mesazh. Dhe ne qëndruam në kontakt gjatë gjithë kohës, që ishte në shkollë. Isha e shqetësuar për sigurinë e saj”, deklaroi një dëshmitare. Nxënësit e shkollës u mbyllën në godinë për siguri, ndërsa banorëve iu kërkua të evakuoheshin ose të qëndronin brenda. Gjithashtu dyqanet në zonën e krimit qëndruan të mbyllura, deri në një njoftim të dytë.
Discussion about this post