GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fernandes: Duam trofeun përballë Cityt, t’ju prishim festën

18:26 - 02/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fernandes: Duam trofeun përballë Cityt, t’ju prishim festën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bruno Fernandesh e ka paralajmëruar skuadrën e Mançester Junajtidit se ajo duhet të jetë gati për t’i dhënë fund shpresave të Mançester Sitit për të fituar tripletën këtë të shtunë.

Derbi i Mançesterit do të luhet për herë të parë në një finale të kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë, ndërsa prioriteti i “djajve” do të jetë që të sigurojnë trofeun e dytë për klubin, pas suksesit në Kupën e Ligës më herët gjatë sezonit. Por një sukses nesër në “Wembley” do t’i jepte fund edhe ëndrrës së Sitit për të fituar tripletën dhe barazuar rekordin historik që Junajtidi vendosi në vitin 1999, kur fitoi Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit.

Mesfushori portugez, i cili ka qenë kapiteni i skuadrës së Ten Hagut për pjesën më të madhe këtë sezon, ka folur në programin e ndeshjes për synimin e Junajtidit në këtë finale: “Ne mezi po e presim atë. Çdo shans për të luajtur në një finale për Mançester Junajtidin është special, kështu që ne duhet të jemi gati. Ne e dimë që tifozët do të jenë atje për të na mbështetur dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë të lumtur. Do të thotë shumë nëse e fitojmë. Në këtë klub ne duhet të arrijmë gjithnjë në finale dhe përpiqemi të fitojmë trofe. Ky është minimumi për një klub si ky dhe për ne si lojtarë. Të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është trofeu i Kupës FA në këtë vend dhe në futboll”, tha Fernandesh, i cili thotë se Junajtidi duhet të jetë edhe më i motivuar për shkak se përballë ka ekipin rival të qytetit:

“Do të jetë një ditë speciale dhe të luash kundër Mançester Sitit është gjithnjë një ndeshje e madhe. Ne e dimë rivalitetin, e dimë se çfarë do të thotë për ne dhe për tifozët tanë. Duam të fitojmë çdo ndeshje që luajmë për këtë klub, sepse kjo është ajo që ai meriton. Është një finale dhe ne duam ta sjellim trofeun në shtëpi. Kemi bërë progres të mirë këtë sezon dhe jemi përmirësuar shumë së bashku, por në të njëjtën kohë e dimë se është ende një rrugë e gjatë përpara se të arrijmë në nivelin që duam të arrijmë. Kemi luajtur shumë ndeshje dhe kemi pasur momente të shkëlqyera, por nuk duhet të kënaqemi kurrë derisa të fitojmë trofe në vazhdimësi”.

Etiketa: fernandes

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
“AI do të manipulojë njerëzimin pa dijeninë e tyre”/ Roboti i paralajmëroi të gjithë për rrezikun

“AI do të manipulojë njerëzimin pa dijeninë e tyre”/ Roboti i paralajmëroi të gjithë për rrezikun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com