GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mbi Kosovën, rikthimin e Bashës e të tjera mendime prag fundjave

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbi Kosovën, rikthimin e Bashës e të tjera mendime prag fundjave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Akil Kraja

Përballë Asosiacionit serb, duket e nevojshme të kemi dhe ne alternativën tonë duke propozuar pse jo konceptin e një “hapësire komb shqiptare”. Jo si një projekt që prek kufij apo kompetenca ekzekutive, por si një nismë me fokus kryesor promovimin e shkëmbimeve kulturore e ekonomike mes shqiptarëve.

Hapësira komb nuk do t’i drejtohej vetëm bashkëkombësve tanë në Ballkan, por dhe atyre në Itali, Greqi, Angli, ShBA etj. Si një instrument zhvillimor në shërbim të shqiptarëve kudo që ndodhen, hapësira komb nuk do të ishte kurrsesi një nismë zgjerimi, pushtimi e dhune etnocentrike siç Vuçiç po promovon projektin e rilindjes së Jugosllavisë. Hapësira komb është një sintezë europiane e atlantike të drejtash universale ku identiteti e tradita shkojnë dorë më dorë me liritë ekonomike e politike. E kam shtjelluar dhe më parë konceptin e hapësirës komb dhe artikullin referues mund ta gjeni në komente.

– Kam dyshimin e fortë që harta zgjedhore, modeli administrativ e kultura buxhetore siç janë aktualisht nuk u mundësojnë asnjë opozite të fitojë zgjedhjet vendore përballë asnjë ekzekutivi.

Tendencat centralizuese janë shumë të forta aq sa qytetarët kanë frikë se i gjithë qyteti mund të persekutohet nëse dalin nga linja e ekzekutivit. Ndaj për hir të diskutimit, një model alternativ mund të ishte që zgjedhjet vendore dhe legjislative të bëheshin në të njëjtën ditë. Kjo do të siguronte një farë relaksimi të jetës politike, ulje të kostove financiare e organizative për partitë politike e taksapaguesit në tërësi, por dhe krijimin e hapësirave për referendume qytetare si barometër konstant për çdo qeverisje. Një skenar që funksionon dhe në rast zgjedhjesh të parakohshme, siç ndodhi me zgjedhjet e 6 marsit të kaluar.

– Në çdo rast, roli i ekzekutivit mbi pushtetin vendor duhet kufizuar me kushtetutë.

Asnjë Kryeministër nuk mund të ketë qoftë hapësirën më të vogël për të kërcënuar bashkitë me ndërprerjen e fondeve siç Rama bëri së fundmi. Ndaj, ashtu siç Banka Qendrore ka përgjegjësinë e politikave monetare, mbase ka ardhur momenti për të krijuar një Bankë Zhvillimore Shqiptare me fokus financimin e pavarur të projekteve vendore, por dhe të inovacionit, eksporteve, kërkimit shkencor në shërbim të biznesit e projekteve start up.

– Uji është “nafta” e shekullit të ri, dhe ashtu siç është abuzuar me naftën shqiptare gjatë të shkuarës, kështu duket se do të ndodhë dhe me ujin në të ardhmen.

Do të isha pro projektit të një tubacioni uji që lidh jugun e Shqipërisë me Italinë. Por në kushtet e një pushteti korruptiv, jo-profesional e jo-transparent, nuk mund ta mbështesim këtë iniciativë kurrsesi sot për sot. Teksa flasim për shpopullim masiv, eksport mjekësh e infermierësh, uji do të ishte dosja e rradhës e cila do të ushqente çdo fantazi komplotiste ekstremistësh të një plani global antishqiptar, dhe fundja përse të mos i besosh?

– Basha ka filluar një tur dialogu me të rinj. Lind pyetja me çfarë CV-je u prezantohet vallë?! Me CV-në e fitoreve 2005 – 2013 apo të humbjeve 2013-2021?!

Me Berishën afër ai vetëm ka fituar si ministër, kryetar bashkie e kryetar partie. Me Berishën larg, ai vetëm ka humbur. Humbi zgjedhjet e para të 2015, përfshi në Tiranë ku u tremb të rikandidonte përballë Veliajt pa garancinë kryeministeriale të Doktorit, ashtu siç humbi dhe zgjedhjet e fundit të 2021, kur e këshilluan ta fshihnin “atë” gjatë fushatës.

Humbi sërish përballë Kuvendit të 11 dhjetorit, por dhe pas zgjedhjeve të 6 marsit. Dhe pse pas 18 vitesh në politikë, përhumbja politike është e tillë saqë i duhet të citojë emrin e “tij” në mënyrë që të bëhet lajm, lerë pastaj të bëjë shtet, të luftojë korrupsionin, krimin e varfërinë e shqiptarëve, të mundë Ramën, Veliajn apo dhe Ballukun e kushdo qoftë në krye të PS.

Basha nuk e kupton dot që betejën e ka me demokratët e shqiptarët dhe jo me Berishën, sepse politikën nuk e koncepton dot jashtë kësaj marrëdhënieje.

Etiketa: Akil KrajaOpinion

Lajme të lidhura

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Para
Autobusi i ‘Freskut’ përfundon në një lokal në Tiranë (VIDEO)

Autobusi i ‘Freskut’ përfundon në një lokal në Tiranë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi s’e braktis detyrën/ 5 ditë pa gjumë, komandanti: Do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit
Aktualitet

Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi s’e braktis detyrën/ 5 ditë pa gjumë, komandanti: Do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit

10:15 - 13/08/26

I lodhur, i sëmurë dhe ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi tregon...

Lexo më shumë
Veliaj ankohet në Apel, pasi Gjykata nuk e shqyrtoi padinë për prokurorin Ols Dado

Veliaj ankohet në Apel, pasi Gjykata nuk e shqyrtoi padinë për prokurorin Ols Dado

10:01 - 13/08/26
Mbrojtja Civile: 418 ha sipërfaqe e djegur në 24 orë, nga 45 vatra zjarri, 12 ende aktive

Mbrojtja Civile: 418 ha sipërfaqe e djegur në 24 orë, nga 45 vatra zjarri, 12 ende aktive

09:44 - 13/08/26
Probleme me ujin në Durrës, dëmtimi i linjës elektrike në Fushë-Milot ndërpreu pompimin

Probleme me ujin në Durrës, dëmtimi i linjës elektrike në Fushë-Milot ndërpreu pompimin

08:40 - 13/08/26
Vazhdon zjarri në Parkun e Lurës, aktivizohet avioni ‘Air Tractor’ për shuarjen

Vazhdon zjarri në Parkun e Lurës, aktivizohet avioni ‘Air Tractor’ për shuarjen

08:15 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com