GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“E kthejmë United aty ku i takon”/ Ten Hag flet para finales së FA Cup

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“E kthejmë United aty ku i takon”/ Ten Hag flet para finales së FA Cup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester United është i vetmi ekip anglez që ka fituar (1999) “tripletën” e trofeve, një nga shtatë skuadrat evropiane që e kanë bërë këtë.

Të shtunën (16:00) në “Wembley”, ajo do të përpiqet të mbrojë veçantinë e arritjes së saj, kur në finalen e FA Cup do të përballet me kampionët e Anglisë, Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolës, nga ana tjetër, do të tentojë hapin e dytë në rrugën drejt “trisit”, përpara atij të tretë dhe të fundit një javë më vonë (10/6), në finalen e Champions League kundër Interit në Stamboll.

“Dua të fitoj”,- tha trajneri holandez i Manchester United, Erik Ten Hag sot në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen e nesërme. “Dhe për ta bërë këtë, ne duhet t’i ndalojmë ata. Duhet të japësh gjithçka për të fituar Kupën. Kemi një mundësi të madhe dhe duam ta shfrytëzojmë. Ne luftuam shumë për të arritur në finale dhe të luajmë me Cityn e bën më të mirë.

🗣️ "We deserve to be in the #FACup final."#MUFC

— Manchester United (@ManUtd) June 2, 2023

Jemi në një fazë zhvillimi, rruga që kemi ndjekur është padyshim e duhura. Në verë do të jetë e rëndësishme të vazhdoni në këtë rrugë. Sepse qëllimi është dhe mbetet ta kthejmë këtë klub aty ku meriton”,- shtoi Ten Hag, i cili për përfshirjen e Anthony theksoi: “Nuk ka gjasa, ka ende një shans, por është me të vërtetë një shans i vogël. Ai nuk ka bërë asnjë përparim. Ai ka ende një shans, por mendoj se nuk ka gjasa që ai të jetë i disponueshëm”.

I pyetur më pas nëse kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij, trajneri holandez u përgjigj: “Nuk e di. Unë kam luajtur edhe të tjera. Është padyshim një ndeshje e rëndësishme, por nuk dua të gjykoj se cila është ndeshja më e rëndësishme”.

Etiketa: FA CUPfinaljaManchester United-Manchester CityTen Hag

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Sot u arrestua për korrupsion, zyrtarja e lartë ishte gjobitur për propagandë për kandidatët e Ramës

Sot u arrestua për korrupsion, zyrtarja e lartë ishte gjobitur për propagandë për kandidatët e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com