GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Hilet e mashtrimeve në Sigurime” skema e re që lulëzoi përgjate vitit 2022

14:26 - 03/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i sigurimeve në Shqipëri kontrollohet nga 11 kompani, ndër to dy me pronësi austriake dhe 9 të tjera në pronësi të oligarkëve të fuqishëm vendas.“Hilet në Sigurime”, sapo kane nisur kjo është skema e re që po lulëzon dy vitet e fundit në Shqipëri. Kryesisht duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, apo njohjet në kompanitë e sigurimeve, individë të ndryshëm sigurojnë kryesisht automjetet ose edhe pronat e tyre nëpërmjet dokumentave jo të duhura per procesin e kerkuar .Viti 2022 nxorri në pah më së shumti  “klecken” e “Hiles në Sigurime” kjo per faktin se vetëm përgjatë këtij viti janë proceduar penalisht për mashtrimet në sigurime plot 19 persona duke shënuar një rritje të konsiderueshme në këtë pjesë gati me 19% duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Referuar të dhënave zyrtare për “Mashtrimet me Kredi dhe ne Sigurime”, behet e ditur se kryesisht rastet jane me te perqendruar ne qytetet si Tiranë, Vlorë dhe Fier. Keto qytetet kanë dhe rastet me te shumta persa I perket ketij fenomeni I cili perseritet thuajse cdo vit.

 Çfarë është “Mashtrimi në sigurime”

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. (ME poshte neni konkret)

 

Rasti “Konkret”

Tregu i sigurimeve duket se është një treg ende i pa edukuar per misionin qe mbart, një treg relativisht i vogël në krahasim me ekonominë vendase. Arsyeja eshtë se shoqëritë, kur vjen momenti për të paguar dëmet, gjejnë të gjitha mënyrat për të zgjatur kohen e ekzekutimit te demit ose për të shmangur pagesat—kjo falë edhe gjykatave korrekte dhe “ekspertizës” që anojnë më së shumti nga ana e tyre—ndaj pak qytetarë u drejtohen kompanive të sigurimit, nëse nuk detyrohen nga ligji apo ndonjë kontratë. “Kam një përvojë dhe unë me mashtrim në sigurime. E quajta mashtrim me plot kuptimin e fjales se dhe nga vete situate qe na ra ne jemi mashtruar. Vellai im ka pesuar aksident me makine. Ai ka qene pasagjer dhe ka pesuar nje dem te konsiderueshem.

Ka dy vjet qe mezi po rikuperohet. Kalvari I mashtrimit nisi qe tek dera e spitalit kur ndodhi ngjarja. Aty nisen dhe shkendijat e para të mashtrimit. Ky avokatet nuk na lanë të kujdesemi pëe vellain derisa moren ok nga ana jone”, tregon pervojen e tij Agim Haxhiu banor I qytetit te Tiranës. Jo vetem kaq por ai thekson se eshte ende neper gjyqe sepse procedurat pasojne njera-tjetren dhe mashtrimet ne kete fushe skane te sosur. Para deres se gjykates së Tiranës e takojme pothuajse gjatë gjithë javës. Këmbëngul që të shkoj drejtësia ne vënd po se sa do mund te ja dali këtë nuk arrin ta mendoj. “Avokatet e sigurimeve  janë rrjeti me I tmerrshem. Ato sduan të dijnë për problemin qe të ka rënë kan rëndësi vetëm interesi tyre. Une villain e kisha me paralize dhe me shume fitoi avokati se sa ne”. vion se treguari Haxhiu.

Ky I fundit duke pasur problem dhe menyren e mundesise se mbylljes se ceshtjes nuk ka deshire ta bej me dije emrin e kompanise se sigurimeve ky makina me te cilen vellai I tij eshte aksidentuar ka qene e siguruar.   Sic u theksua dhe me lart mungesa e theksuar e edukimit mbi sigurimet e sidomos ndaj sigurimeve vullnetare, tregu është pozicionuat te fitimet e sektorit të sigurimeve te detyrueshme. Ku mund të themi shumë të sigurtë së Sigurimi më i rëndësishmi është sigurimi TPL i automjeteve—sigurim ky I  detyrueshëm i cili mbulon përgjegjësitë civile të drejtuesit të automjetit, pra për të paguar dëmet materiale ose shëndetësore të shkaktuara ndaj palëve të treta—por që cilën nuk e paguajnë të gjithë. Pas tij vjen sigurimi i pronës nga rreziqet, si zjarri, tërmeti, rrufeja, etj, i cili kërkohet nga bankat për të gjitha pasuritë e përdorura si “peng sigurie” për të marrë kredi. Ndërkohë ajo që ishte skema më e përhapur deri në fund të vitit 2021, “mashtrimi me kredi” duket se po aplikohet më rrallë konsumatoret duket se jane edukuar me shume per marredheniet me bankat. Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u proceduan 33 vetë nga 64 gjatë 2021-shit, duke shënuar kështu një rënie me mbi 48 për qind.

A u ndergjegjesua tregu i sigurimeve nga ndryshimet e pesuara nder vite?

Qeveria Rama e kapur nga interesat e oligarkëve hoqi TVSH-në nga sigurimet, duke thënë që kjo do të shërbente në uljen e çmimit të sigurimit dhe në rritjen e numrit të personave të sigururar. Por kompanitë siguruese e ngritën çmimin e sigurimit duke përfshirë në të edhe vlerën e TVSH-së së hequr. Kështu kompanitë rritën të ardhurat pa shtuar asnjë klient të ri. Edhe me pervojën e demshpërblimebe për sigurimin nga tërmeti serish duket se ky treg nuk pësoj ndryshime. Me perjashtim te 2-3 shoqerive qe ishin te shpejta ne demshperblime te tjerat u stopuan ne këtë pjese. Madje ka banorë që kanë qenë të siguruar por ende nuk kanë mundur të marrin dëmshpërblimet që u takojnë sepse nuk është marr vendimi per objektin nga Bashkia. Edhe me kete pjese stafeten ne te shumten e rasteve ua kane kaluar bashkive respective qe ishin te prekura nga termeti. Duket se edhe me pervojen e termetit shoqëritë e sigurimeve nuk e shfrytëzuan për të ndërgjegjësuar “konsumatorët” por për të mbushur “arkat” e tryre.

Siguria që kërkohet nga konsumatorët por që spo meret kurrë.

Kthehemi serish te sigurimet. Eshte fusha në të cilën nuk jemi shumë të ndërgjegjësuar më këtë fushë. Edhe pse konsumatorët kaluan katastrofa natyrore sic ishin termetet serish ato janë skeptikë për sigurimin e banesave tyre në mënyrë vullnetare. Edhe ai target grup konsumatorësh që kanë të siguruar pronën-banesën e tyre kjo është vetëm për shkak se ua kërkojnë bankat. Por një pjese e konsumatorëve duan të dinë sepse ka situata të ndryshme të përgjegjësisë shoqërore që mund të krijojnë dëme të mëdha kundrejt palëve të treta private, me pasojë vështirësi në pagesa dhe konflikte. Këto vështirësi mund të zgjidhen nga një sigurim i detyrueshëm, mjafton të përmendim përgjegjëshmërinë shoqërore të pronave të paluajtshme—një pjesë e fasadës së një pallati bie dhe dëmton një kalimtar, kush paguan?) ose ndoshta në një apartament bie zjarr, i cili krijon dëme në qëndrueshmërinë e pallatit, në këtë rast dëmi duhet të paguhet nga pronari i apartamentit, por vështirë se dikush mund të paguajë një pallat të tërë të ri.

Në 2016 përfaqësuesi i FMN-së e kritikoi këtë vendim të qeverisë, i cili ka krijuar një gropë në buxhet, duke e përcaktuar atë si “një dhuratë për klientët e qeverisë”. Por pas këtij vendimi, qeveria nuk propozoi sigurime të reja të detyrueshme për shërbimet profesionale, si për shembull për kirurgët apo kontabilistët, të kërkuara në raportin e sipërpërmendur të FMN-së dhe BB-së.  Në mënyrë të habitshme dhe gati kriminale, qeveria Rama propozoi vendosjen e sigurimit të detyrueshëm mbi pronat nga rreziku i tërmetit, e cila do të dëmtojë të gjithë qytetarët, veçanërisht familjet e varfra. Përse duhet të propozohet një sigurim i detyruar për këtë kategori, kur ekziston tashmë një skemë e BB-së për të lehtësuar qasjen vullnetare të familjeve shqiptare në sigurimin ndaj tërmeteve dhe pa asnjë rrezik për kompanitë e sigurisë, të cilat mbulohen nga skema e BB-së? Thjesht për të shfrytëzuar këtë nismë për të garantuar të ardhura dhe fitime për kompanitë e sigurimit, duke mashtruar pas një “rekomandim’” të shtrembëruar të Bankës Botërore.

Madje duke përfituar edhe nga propaganda vetëdijësuese e projektit të sigurimit të pronës nga tërmetet i Bankës Botërore, që shpjeguam më sipër, i cili tingëllon i njëjtë por është tjetër gjë. Një taksë tjetër që duhet ta paguajnë shqiptarët, si të mos mjaftonte rritja e taksës mbi fitimet e kompanive, rritja e sigurimeve shoqërore, rritja e taksave vendore dhe rritja e energjisë elektrike. Por për të gërmuar në xhepat gjithmonë e më shumë të boshatisur të shqiptarëve vjen një tjetër partneritet qeveri-oligarki me qëllimin e vetëm rritjen e forcuar të të ardhurave dhe fitimeve të biznesit të sigurimeve. Një tjetër zhvatje me mashtrim e një qeverie gjithmonë e më pak të interesuar për interesin publik dhe thuajse tërësisht të përkushtuar në mbrojtje të vjedhjes së popullit dhe vendit, tashmë të rrënuar, nga oligarkët e përhershëm në dëm të popullit.

Etiketa: kompanisigurime

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Bebe Rexha i përgjigjet kritikëve për peshën e saj: Jam në epokën time…

Bebe Rexha i përgjigjet kritikëve për peshën e saj: Jam në epokën time...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com